Hyjnitë t’vërtetën e bartin n’vend

Hyjnitë t’vërtetën e bartin n’vend

Shkruan: Sami ARIFI

N’gjumë të rëndë përmes ëndërrës m’erdhi një hidhërim,
nga një shok i besuar lajmi u bë trillim!
Shkrova një artikull me përmbajtje n’histori,
gënjeshtra nga rrenacaku m’erdhi n‘veshtë e mi!

Fjalë të “shokut” t’bartur te gënjeshtari ishin një çudi,
përmes gënjeshtarit si ëndërr erdhën n‘veshtë e mi!
Që kurrë se besoja unë atë befasi,
i mjerë provokim!
S’kishte fare saktësim

Gënjeshtari thotë; unë këtë e dua,
fshije nga dëshmia atë e më shkruaj mua!
Jo e pavërteta s’ka vend n’histori,
sepse dëshmojnë pas ata që janë hyjni!

Mbërri më t’vendosur për t’vërtetën n’gjurmim,
e tërë ngjarja ishte si bisedë n’ëndrrim!…
S’ishin t’vërteta por plane n’kordinim,
gënjeshtra e tëra doli marrëzim!
Puna n’të kaluarën ishte ekipore,
u gjend lehtë e vërteta për t’kaluarën prore!

Për t’harruar jo, s’isha n‘komë kurrë,
rrjedh e vërteta si lumi me gurrë!
T’menduarit tek ne s’u fshi nga harresa,
s’isha n’komë për t’harruar që t’kem pengesa!
Shpërbëlim Perëndia na dha t’menduarit,
mos t’lejojë harresa hapësirë t’manipuluarit!…

Historia nuk zhbëhet se ka njerëz dëshmi,
për t’kaluarën mbesin dokumentet n’arkiva dhe ca shtëpi!
Ca shokë t‘munduar mos t‘bëjnë kësi gabime,
se rrenacaku n’jetë bën vetëm trillime!

E kaluara s‘ndërrohet mbetet si ka qenë,
se hyjnitë t’vërtetën e bartin n‘vend!