FTESË
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në ekspozitën pamore:
“Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit”
Ekspozita, e realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, dhe paraqet një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë së akademik Fehmi Aganit, me theks në rolin e tij në jetën intelektuale, politike dhe shoqërore.
Përmes materialeve të ekspozuara synohet të ofrohet një pasqyrë e kontributit të tij, si dhe të promovohet ruajtja dhe kultivimi i vlerave historike dhe kulturore.
E shtunë, 11 prill 2026
Ora 19:00
Gemeindesaal, Rotfluhstrasse 96, 8702 Zollikon
Ju mirëpresim të bashkohemi për të kujtuar dhe vlerësuar një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.



















