Presidentja e  Kosovës, dekoroi dy doktorët ferizajas në mërgatë me reputacion ndërkombëtar

 

 

Për arritje shkencore e profesionale në fushën e mjekësisë, Presidentja Vjosa Osmani- Sadriu dekoroi kardiokirurgët me reputacion ndërkombëtar: doktor Fatmir Dalladakun, që punon në (Medicin Herzzentrum clinic në LahrSchwarzwald, ku realizoi operacione të shumta në zemër, ndërsa në vitin e i ri 2020, ai administroi edhe injeksionin e parë të vaksinës së COVID-19 në Gjermani.

Gjithashtu u dekorua edhe doktor Ramadan Jashari, MD, FETCS, kardiokirurg, drejtori i Bankës Evropiane të Homograftit (EHB), Banka e Indeve Kardio-Vaskulare në Bruksel, Belgjikë. Ai poashtu është Anëtar nderi i EATCB (Shoqata Evropiane e Bankave të Qelizave dhe Indeve), edhe atë anëtar i Këshillit Superior.

Këta dy doktor eminent bashkë me doktor Safet Beqirin, tash i ndjerë përbënin treshen e famshme të mjekëve ferizajas në Gjermani apo Belgjikë e gjetiu.