AH! SIKUR TA KISHIM BAJREN…
(Kushtuar Bajram Emërllahut)
Ah! Sikur ta kishim Bajren…
Ai do të na rrëfente
për plagët e historisë sonë,
për vuajtjet e popullit shqiptar.
Do të na fliste për shkollën,
për gjuhën dhe alfabetin tonë,
për dritën e dijes
që aq shumë e deshi.
Do të na mësonte
se pa arsim nuk ka përparim,
dhe pa emancipimin e gruas
nuk ka komb të zhvilluar.
Ti, Bajra ynë, ishe
feniksi i arsimit shqiptar,
një institucion që ecte
drejt dijes me dy këmbë.
Jetove pak,
por le pas një dritë të madhe:
arsim, kulturë,
edukim e dituri.
Prandaj edhe sot
emri yt jeton mes nesh —
bacë Bajram,
i ndrituri ynë!


















