Botime: Stopimi shkencorë i një fenomeni që nuk ekziston, por që u pëlqen ta mbajnë gjallë llozhat antishqiptare
(Pak fjalë mbi librin e Xhevat Hasanit: „S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovarë“. Prointegra. 2025.)
Fehmi Ajvazi, Zhegër, 21 dhjetor, 2025.
Këtë vit, Xhevat Hasani, mjek dhe studiues i fushës profesionale, i njohur për aktivitete të hershme kombëtare nga familja e madhe Hasani me shtrirje Dragash – Prizren, botoi librin e radhës: S’KA DHE S’MUND TË KETË KOMB KOSOVARË“. Një tekst me përmbajtje hulumtuese e studimore nga fusha publicistike, tregon qartë se Xhevati personifikon figurën edhe të krijuesit të shquar mbi tema që tejkalojnë debatin e thjeshtë, komentimin sporadikë medial, publicistikën lokale etj. Në kontekst, ky libër i tij reflekton tematikën – fenomenin që prekë elementet e fenomenit komb: llojin, historinë, zhvillimin, gjithnjë duke u bazuar në hulumtimin dhe qasjen e faktuar teorike – shkencore.
Xhevat Hasani, hyn me kujdes në labirintet politiko-historike të një teme nga më të ndjeshmet në histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Politikologjia e tij, paraqet një sfidë që ngre krye brenda kornizave të zhvillimit politik dhe historik të shqiptarëve, por që nuk buron nga vullneti ose dëshira e shqiptarëve por, është pasojë e ngjarjeve dhe zhvillimeve, veçanë të shekullit XX. Etablimi i këtyre zhvillimeve, na tregon se në prapavijë kemi të bëjmë me koncepte dhe sprova tepër serioze të përpjekjeve euro – ballkanike për shumëzimin apo copëzimin e shqiptarëve, jo vetëm nga aspekti territorial. Ka një histori faktike në këtë drejtim që, mbetet për tu hulumtuar, madje një histori goxha faktike, veçse e mbajtur vazhdimisht nën rrogoz. Pse? Sepse, duket që nuk ka funksionuar, pavarësisht nga kushtet, sporvat, presionet, insistimet etj.
Xhevat Hasani, me librin e tij, u kundërvihet „historive publike“ ku fshihen idetë dhe përpjekjet meskine për dy (sot) gjoja kombe shqiptare, dhe nesër për tri kombe etj. Në sfond, ai u del përpara individëve në Prishtinë sepse, diku tjeter nuk i kemi parë të shpalosur e të hapur lidhur me përhapjen e teorive dhe faktografive se, sot e nesër, do kemi komb kosovar !
Autori i librit, z. Hasani nuk ban kompromis, as politikë: ai, mbyllë rubinetat e ideve, teorive, tezave dhe çdo gjë tjetër, duke hedhur poshtë fenomenin e këtillë. Brenda 13 kapitujve, shihet një reflektim i bazuar me dhjetëra e qindëra fakte, shembuj, referenca, citime etj., nga domeni teorik e shkencorë ku, ne kuptojmë se nuk ka, dhe nuk do të ketë një komb të dytë me etnogjenezë shqiptare. Sikundër, ka zëra, rrapëllima, zhurmues për sfida të këtilla. Nga historia e shtetit komb françez, e deri te kushtetuta e Ahtisarit, autori Hasani nxjerr një konstatim: se nuk ka dhe nuk mund të ketë komb kosovarë !
Të tjerat, me bollëk i gjeni në veprën e tij, vërtetë të punuar me seriozitet, me përkushtim dhe në nivel të lartë akademikë – shkencorë.
























