Dervish Shaqa u lind më 4 maj 1910 në Llukë të Epërme të Deçanit, ndërsa vdiq më 12 prill 1985 në Shqipëri. Ai, shkaku i përndjekjes, u arratis nga Kosova dhe u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Dërvish Shaqa mbetet në kujtesën shqiptare si njëri ndër rapsodët më të shquar popullor në të gjitha trevat shqiptare. Ai si rapsod, artist e krijues ishte edhe frymëzues i shumë gjeneratave artistike e kulturore si dhe në përgjithësi i veprimtarisë dhe lëvizjes atdhetare e çlirimtare.
Në vijim, me rastin e përvjetorit të 36 të vdekjes fizike të tij, po japim të plotë postimin e mbesës së Dërvish Shaqës, të bijës së djalit – rapsodit Shpend Dervish Shaqës, i cili bashkë me të bijën janë bashke me këngët dhe virtyte tjera të çmuara atdhetare e njerëzore nga i mirënjohuri Dervish Shaqa, mund të themi lirisht se janë trashëgimtarët e kultivuesit e denjë të traditës së këngës shqiptare.
U bënë 36 vite që zemra e Rapsodit pushoje së rrahuri, ajo zemër që ishte ndarë n ‘dysh. Njëra gjysmë kishte mbetur në Kosovë, e gjysmën tjetër e kishte marr më vete në Shqipëri, kur u detyrua të arratisej nga UDB-eja (në periudhën e mbledhjeve të armëve në vitin 1956).
Kënga jote ishte bomba më agresive për UDB-ën dhe sahanlëpirësit e saj, një ndër mesazhet e këngëve tuja drejtuar serbo-jugosllavëve nga radio Tirana dhe radio Kukësi:
More Titë more Titë tradhtari
Këso vuajtjesh s‘duron shqiptari
Këtë terror që po e ban ti
Tash gjithë bota mirë është ka e din
I ndjek shqiptarë po i çon n‘ Turki
Nuk jemi turq me shkue n ‘Turqi
Jemi shqiptar e domë SHQIPNI…..
Në Kosovë le pas dashurin tënde nënë Zojë dhe dy djem, Shpendin 7 vjeç e Aliun 6 muajsh. Ajo të qëndroj besnike deri në vdekje dhe i rriti djemtë më shume mundime. Jo vetëm kaq, ajo shpesh herë u ballafaqua më UDB-ën. Trimëresha që ishte, edhe në fytyrë i pështynte UDB -shet. Ajo ishte nëna e qëndresës Gjysh! Ëndërronte të ribashkoheni një ditë përsëri, por mjerisht kjo nuk ndodhi. Ti ike për në atë botë, pa e takuar me gruan dhe me bacën Ali. Ndërsa Shpendi, gjatë gjitha atyre viteve, pat fatin të të vizitojë një herë të vetme (më 1979), me ç ‘rast qëndrojë një muaj në Rashbull të Durrësit ku ti jetove dhe veprove më vite të tëra.
Në Shinëvlash ( Durrës ) pushon shpirti yt.
Kolos, i lehtë të qoftë dheu i Shqipnis Gjysh!
Rroftë Shqipëria!
Dije Shaqa Sefa, Zvicër, 12 prill 2021