Xhevat Hasani, 26 shtator 2025
Në këtë fund-shtatori të këtij viti 2025 në Nju Jork të SHBA-ve, po mbahet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku e mori fjalën edhe presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj,i cili në fjalën e tij e përmendi edhe çështjen e Kosovës, duke kërkuar që në Asamblen e Përgjithshme OKB-së ta ketë vendin e vet edhe Kosova.
Si një shqiptar i Kosovës gjej rastin që ta falemenderoj presidentin Begaj, që edhe ai si edhe presidentët tjerë të Shqipërisë, nuk e harroi Kosovën duke folur për të në sesionin e 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ende ndjehem i turpëruar sa herë që më kujtohet rasti kur persidenti Begaj sivjet me 10 qershor, me rastin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e vizitoi në Prizren kompleksin e Lidhjes, ashtu i vetmuar sepse figurat kompetente politike dhe shtetërore të Kosovës as nuk e priten, as nuk e shoqëruan dhe as nuk e përcollën!
Nuk thuhet kot në popull: «Ment e kresë as nuk shiten e as nuk blihen!»
Mendja e shëndoshë thotë se shqiptarët e Kosovës edhe sikur mos ta kishin një vend e shtet vëlla, siç është Shqipëria, ata do të duhej t`i luteshin Zotit që ta kishin!
Disa politikanë, gazetarë, publicistë dhe analist politikë, duke e shar Shqipërinë sidomos pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, sikur ajo gjoja e ka shitur dhe nuk e ka mbrojtur Kosovën, janë sjellur e sillën me Shqipërinë sikur ata që – PASI E KALOJNË LUMIN TA SHAJNË KALIN!
Kombin shqiptar nuk e bashkojnë bukshkalët, mendjemëdhnjt, fudullët, egoistët dhe shpirt-shiturit. Kombin shqiptar e bashkojnë njerëzit e ditur dhe të urtë, siç është edhe presidenti aktual i Shqipërisë, Bajram Begaj.


















