Shtatorja e At Antonio Belushit, kurorë dashurie kolosit  arbëresh

 

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, duke pas parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të kolosit arbëreshe, Prof. dr. At Antonio Belushi dhe gjenialitetin e tij prej misionari e atdhetari, që paralelisht bëri edhe punën e gazetarit, shkrimtarit , pedagogut e etnologut por edhe të një mbështetësi të përhershëm të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, e sidomos asaj të Kosovës deri në Kongresin Amerikan, në shenjë mirënjohje i ngriti një shtatore madhështore në vendlindjen e tij në Frasnitë të Kalabrisë, falë jo vetëm kontributit të mërgimtarëve tanë por edhe të duarve të arta të skulptorit prishtinas Gëzim Muriqi, i cila thuaja se i dha shpirt këtij personaliteti të shquar arbëresh.

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

E tërë kjo veprimtari inauguruese e shtatores për tri ditë rresht u kthye në një kujtim nderimi për Belushin tonë të shtrenjtë në 91 vjetorin e lindjes së tij, përmes shumë aktivitetesh organizuar nga Bashkia e Frasnitës në krye me bashkiakun e nderuar, z.

Angelo Catapano dhe Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, drejtuar nga poeti Musa Jupolli e sekretar Mentor Thaqi. Derisa me 13 shtator në sallën e shkollës “Ernest Koliqi” u mbajt një tryezë ku i fole për figurën madhore të At Antonios si dhe u promovua pos mortum vepra e tij e fundit “Epopeja e Arbërisë me vjersha arbërore” me autore Caterina Adducci, përgjegjëse për kulturën pranë Bashkisë së Frasnitës. Ndërkohë që personalitete vendore dhe mysafirë, ndër ta edhe Prof. dr. Isak Shema nga Prishtina, si dhe familjar e miq të atë Antonios në mesin e tyre bashkëpunëtorja më e ngushtë Dr. Ornela Radovicka.

Me këtë rast me mirënjohje të veçanta kryetari i bashkisë nderoi Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë, skulptorin Gëzim Muriqin dhe autorin e këtyre rreshtave, e gjithashtu LKSHM nderoi me mirënjohje të sa nga personalitete që kontribuuan në forma të ndryshme në ngritjen e shtatores .

Të nesërmen me 14 shtator, një diell shkëlqeu nga maja e Pulinit madhështor, duke sjell lajmin e gëzueshëm se At Belushi i “kthehej” sërish Frasnitës, por i kthyer bronz. Falë kontributit të shkrimtarëve mërgimtarë dhe adhuruesve të tij nga anë të ndryshme që jetojnë në Perëndim.

Ishte më se impozante çasti i zbulimit të shtatores, së veshur me saten të ku, ku edhe njëherë jehoi kënga arbëreshe, pri nga motra e Antonios Katarina- Rina Belushi, e cili për disa dekada në shtëpinë – bibliotekë, bashkë me të vëllain i pritnin e përcillnin mysafirët me këngë të lashta arbëreshe. Ishte kjo një mikpritje që rridhte nga shpirti e zemra e “gjakut tonë të shprishur” ndër shekuj, që i bëri ballë gjitha stuhive , për të arritur triumfalisht në ditët tona. Edhe fjalët e bashkiakut, Catapane e edhe urata në arbërishte e priftit vendas, bënin  që gjuha e ritet e trashëguara nga atdheu i lashtë të dëshmonin  se shqipja dhe Arbëria do të jetojnë përjetësisht.

Aktiviteti vazhdoi edhe pasditen e 14  shtatorit me një mbrëmje letraro- kulturore , të përshkuara me lexim poezish nga krijuesit e mërgatës dhe ata arbëresh si dhe me një program muzikor, meqë rast risi e veçantë ishte një këngë e kompozuar nga poeti Mentor Thaqi, kushtuar At Antonio Belkushi të cilën e përcolli m kitarë muzicienti , Ilir Papazi, që kishte ardh me një grup atdhetarësh nga Gjeneva e Zvicrës. Një pjesë të mirë të aktivitetit në këtë mbrëmje e bartën poetja Shqipe Bytyqi dhe aktori Ramadan Morina e nga ana arbëreshe Maria Rimoli Antoneta. Gjithashtu u shqua një grup muzikor nga Shqipëria që vepron në Kostravillari.

Me 15 Shtator, në datëlindje e 91 të At Antonios, u banë homazhe te shtatorja dhe varri i tij në varrezat e Frasnitës ku nga ana e pjesëmarrësve u vunë lule të freskëta. Ndërsa gjatë ditës përmes një kolone veturash pjesëmarrësit e manifestimit nga mërgatë, vizituan vendlindjen e poetit të madh rilindës, Makin dhe  Shën Mitrin, ku krahas bashkisë vizituan edhe kolegjin e famshëm Shën Adriani, ku dha mësim De Rada dhe ku u shkolluan figura të shquara të kombit si Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi e të tjerë.