Muzeu Etnografik në Krujë, me objekte origjinale 500 vjeçare

 

Sa i përket Muzeut kombëtar Etnografik në Krujë, ai jo vetëm që është i një arkitekture të veçantë, porse siç mësuam gjatë vizitës, 90 për qind të objekteve të ekspozuara janë origjinale, duke pas disa prej tyre një moshë 500 vjeçare. Karakteristika tjetër është se të gjitha objektet funksionojnë akoma. Gjatë vizitës, si edhe në shumicën e muzeve të tjera, hasëm në një pritje shumë të përzemërt. Sa për njoftim i vetmi muze ku nuk më është lejuar asnjë foto ka qenë Muzeu historik Kombëtar në Tiranë.