Baba Rexhepi dhe At Bellusci: Feja e arbërorit është të duam njerit- tjetrin! 

At Bellusci kur e keni takuar për herë të parë Baba Rexhepin?!

 Ndodhesha në Amerikë, për të mbështetur çështjen e Kosovës së bashku më mikun tim arbëresh Josif Diogzardi. Gjatë asaj periudhe bëra edhe disa vizita.  Kisha dëshirë të shkoja e të takoja Baba Rexhepin në teqenë e tij.  Më datë 27

korrik 1989, i shkoi për një vizitë.  Me atë rastë i bëra edhe një intervistë të gjatë që do ta gjeni në revistën Lidhja të themeluar nga unë 8 shtator 1989.

Mendoj se Baba Rexhepit që në fillim I bëri shumë përshtypje që unë flisja gjuhën e mëmës arbërore dhe për këtë më falenderoi dhe më tha se ajo që lidh gjakun e shqiptarit është gjuha, besimi është  që të besojmë në zot e të bëhemi të mirë për njerëzimin.

Më më tha se ishte shumë i gëzuar që një arbërsh e mbi të gjitha prif kishte marrë rrugën për ta takuar. Shprehu kënaqësin që u takuam dhe më tha: Ju çmoj shumë sepse ju jeni me të vërtetë një shëndi që doni të hapni shqiptarizmin kudo. Ndihej i lodhur por në atë rigorozitetin e tij kishte ruajtur butësinë e shoqëruar me një buzëqeshje të heshtur.

 

Unë, një prift arbërsh që vizitoja Teqenë dhe që ndenja  per rreth pesë ditë në të  krahë Baba Rexhepit. Ishte viti 1991 dhe ai ishte rreth të 90-at.  Ndenja në një sofër me të.  Pash nga afër besimin e tyre, mënyrën e e lutjes së tyre. Filozofia e këtij njeriu ishte heshtja e mbështjellë me mantelin e të dëgjuarit. Nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore por në atë vështrimin e tij shikoje butësinë dhe misrësinë e këtij njeriu të madh.Jam shqipater nga Gjirokastra, por jam edhe shqiptar i Kosovës nga Gjakova, dhe jam po shqiptar i disaporës.

Baba Rexhepi  a mund të më thoni se si u hap teqeja Bektashiane këtu në Detroit?

  • Kur erdha u ndesha me shumë shqiptar të besimit bektashiane dhe kur më panë më thanë: Sa mirë bërë që erdhe Dervish këtu. U thash kam ardhur të takoj njerëz, miq. Ndërsa ata u mblodhën një ditë më thirrën dhe më thanë se ti do të qëndrosh këtu, se ne  kemi nevojë për ty, dhe se do të  bëjnin një shtëpi këtu dhe unë të isha Dervish.

Ju thash se nuk dua shtëpi. Unë,   sot jam këtu nesër shkoi në një vend tjetër.

Jo, më thanë ata.

U mendova dhe vendosa që të krijonim  një një Teqe që të  ishte shtëpia e të gjithë besimtarëve

 

Ne jemi një gjerdan me perla që është prerë- ndërhyra unë- perlat janë hedhur, nga të gjitha pjesët- por egsistojmë me energinë tonë, me besimin tonë për të qenë të gjithë bashkë, pavarësisht besimit sepse feja  arbërore është të duam njëri tjetrin dhe të bëjmë e të mbajmë njeri tjetrin- thashë unë.

Të duam zotin tonë- shtoi – Baba Rexhepi e të respektojmë  besimin e tjetrit. Të bëjmë gjëra të mira për njerëzimin.

 

Meqënëse jemi tek kjo temë- vazhdoi Baba Rexhepi- do t-iu tregojë një episod:

  • Kur erdha këtu në Amerikë,- na tha Baba Rexhepi,- doja që të bisedoja me Fan Nolin, sepse Noli kishte në dorë shqiptarët dhe mund të më përkrahnin në misionin tim. Kështu i kërkova një takim. Atje gjeta edhe ca miq të Fan Nolit, të cilët ishin bektashinj dhe që i njihja edhe unë. I thashë Fan Nolit: 31 “Lidhja” 22, fq. 674 143 -Unë kam ardhur si vizitor, por këta dy miq bektashinj, Muhameti dhe Jaçia, po më thonë të hap një teqe këtu, por unë thashë të pyes Hirësinë tuaj, sepse nuk e di nëse do kemi sukses apo jo. Fan Noli u mendua një copë herë, pastaj më tha: -Po edhe unë nëse do të isha në vendin tuaj, si Muhameti dhe Jaçia do bëja. Hidhet Jaçia dhe thotë: – A bëhen bektashinj të krishterët? – Dëgjo këtu, zoti Jaçe. Unë mundohem që si të krishterët, edhe bektashinjtë t’i bëjmë shqiptarë, këtu qëndron interesi i kombit. Kur është interesi i kombit në mes ne i kemi bërë të krishterët jo vetëm bektashinj, por edhe dervishë, – i thashë unë. -Çfarë? – tha Noli. – Po, po, i kemi bërë dervishë, – theksova unë dhe nisa të rrëfeja: Ishte koha kur trimat Mihali dhe Çerçizi luftonin për liri dhe çeta e tyre e vogël ishte e rrethuar. Forcat e tyre ishin të pakta, kështu që gjetën një teqe dhe hynë brenda. I treguan babait të asaj teqeje që ishin të rrethuar dhe ai iu tha: “Mos kini merak, e ujdis unë këtë punë”. Babai i teqesë urdhëroi nga një taç që ta vendosnin në kokë, sepse mjekër mbanin vetë. Iu dhanë edhe veshje dhe kështu Mihali, Çerçizi e të tjerë luftëtarë u bënë si dervishë. Kur erdhën dhe kontrolluan, babai i teqesë, qetë-qetë, i prezantoi dervishët me radhë: dervish Mihali, dervish Çerçizi e luftëtarët e tjerë. Kur ata ikën, Mihali e Çerçizi iu hodhën në qafë babait të teqesë, i cili jo vetëm i shpëtoi, por shpëtoi edhe teqenë.

Fan Nolit kjo histori i pëlqeu shumë dhe më tha: “Na shkruaj nga këto gjëra, sepse janë shumë interesante dhe në dobi të kombit. Më 1954 munda  të hapja Teqenë e parë bektashie Shqiptar-Amerikane, në afërsi të Detroitit, ku kishte një bashkësi bektashijsh shqiptarë që edhe më mbështetën”

E shikoja Baba Rexhepin në tronin e tij, në atë dhomën e madhe- rrëfen At Bellusci  dhe Besimtarët ndalonin, e përshëndetnin, i puthnin dorën. Nëse ndonjëri donte ndonjë këshillë, ai përgjigjej. Shpesh nga dritarja hidhte vështrimin, që shtrihej në natyrë, ku  përbri ishte mauzoleumi në të cilën ai do të varrosej. Prezenca e tij, pikërisht në mes të atij shiriti, i ngjante një hark ylberi që lidh tokën me qiellin.

Baba Rexhepi ishte fjalëpak, por të matura. Në atë ambient më bënte përshtypje mikpritja, ishte tipike tradicionale shqiptare, ku për cilindo që shkelte në atë teqe nxirrnin tabakanë dhe i ofronin diçka për të ngrënë. Ajo pjesë e limituar e atij territori ishte një kozmos i tërë shqiptar në diasporë, ndërsa ai vetë një shqiptar i madhërishëm, që kërkonte t’i jepte paqe shpirtit të atyre vëllezërve që ishin detyruar të linin atdheun, trojet e të afërmit e tyre të dashur. Për mua ishte një mësues i veçantë. ( Një pjesë të intervistës do ta gjeni në revistë Lidhjan 22\1989.

Përgatiti materialin Ornela Radovicka.

Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci 1980