Se si duhet të ruhet gjuha e tradita, ritet e zakonet, duhet vizituar ngulimin më të rëndësishëm arbëresh, Horën e Arbëreshëve në Sicili, ku i madh e i vogël përpiqet të ruaj sado pak nga e gjithë ajo trashëgimi e sjellë në një vend të huaj nga toka e të parëve.
Dhe e gjithë kjo trashëgimi bartet e përcillet nga brezi në brez, kjo më së miri shihet përmes fëmijëve arbëresh të cilët, në çdo manifestim dhe ngjarje kulturore apo historiko- kombëtare vishen me kostume të bukura e me qeleshe të bardhë mbi kokë, duke mbjellë kështu dashurinë te fëmijët e tyre për gjithë atë që ruan identitetin e tyre kombëtar. Krahas kësaj, edhe vet Hora e Arbëreshëve, që dha personalitete e figura të shquara të rangut kombëtar e ndërkombëtar, thuaja se përherë është e stolisur me flamuj shqiptarë.
Pra fëmijët, falin jo vetëm bukuri e kolorit me veshjet e tyre, por edhe janë aq të dashur e simpatik, se të hidhet dëshira që ti përqafosh në rrugë, pavarësisht se nuk i ke në afërsi familjare, por gjaku arbëror është ai që na lidh, ofron e bashkon, sa të marrim rrugëtime të gjata për të qenë në mesin e këtyre vogëlushëve kaq të dashur e simpatik.
( Teksti e fotot : R. Rifati)































