Dhurata më e mirë dhe më e dashur që preferojnë arbëreshët sa here që të jesh në mesin e tyre është plisi, ndaj edhe herën e fundit gjatë Festës „Vallja“ në Kalabri, aktori Ramadan Morina nga Gjermania solli me veti dhjetë plisa, duke u sjellë gëzime me këtë simbol si njerëzve të zakonshëm në rrugë ashtu edhe vet At Antonio Belushit (Bellusci), i cili edhe gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës vuri me krenari plisin në kokë.
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Që nga vititat e para filluar këtu e gjysmë shekulli më parë kam vu re se arbëreshët, janë adhurues të kostumeve kombëtare e në veçanti kanë dashuri për plisin e bardhë të cilin e vlerësojnë si një simbol hyjnor , që zbukuron edhe festat e manifestimeve arbëreshe, përfshi edhe ato familjare. Plisin e kam has edhe në disa biblioteka, ku vihet mbi librat më të vjetra!
Sahare që shkoj të vetmen pyetje që ma bëjnë në rrugë është : A na ke pru plisa?!“, ndaj edhe gjatë vizitës së fundit e porosita aktorin Ramadan Morina apo siç i themi edhe Dan Sakica (!) , që të blejë ca plisa derisa ish në Kosovë. Dhe Dani si Dan që është nuk e kishte harruar porosinë, ndaj edhe kishte sjell me vete mbi 10 plisa nga Kosova.
Ishte kënaqësi e veçantë se sa i gëzoheshin plisit arbëreshët e moshuar që i hasëm në rrugë, por edhe për skulptorin Hevzi Nuhiu që jeton prej 40 vitesh në Kalabri plisin e pranoi me shumë dashuri. Edhe Anna Stratigon, një aktore, këngëtare dhe instrumentiste e veçantë plisin nuk e hoqi më nga koka gjatë festës së „Vallja“ në Çifti/ Civita
Po ky simbol gjatë vizitës me studentët shqiptar te At Antonio Bellusci (Belushi), Ramadan Morina ia dhuroi një plis, të cilin e barti me shumë kënaqësi At Belushi edhe gjatë vizitës së Presidentes Vjosa Osmani.
Kënaqësia edhe më e madhe ishte se mjaft nga burrat arbëresh të grupeve artistike që merrnin pjesë në Festën „Vallja“ bartnin në kokë qeleshen shqiptare shumë shekullore. Po këtë e kemi vërejtur edhe në Kazallveqio nga Ansambli „Dallëndayshja“ si dhe grupet tjera arbëreshe.
Ndaj edhe nisma për ta bërë Plisin festë kombëtare, në bazë të insiativës së avokatit Agron Isa Gjidea, do kaluar edhe Adriatikun, për tu përfshi edhe arbëreshet në këtë kremte gjithëkombëtare.



























