Që nga 19 marsi në Zvicër pritet të kemi edhe degën e një partie tjetër shqiptare nga Kosova, pos atyre ekzistuese që veprojnë prej vitesh në shtetin helvetik. Kësaj radhe ftesa vjen për të gjithë simpatizantët e Partisë GUXO , e cila ju bënë ftesë përkrahësve të saj që të marrin pjesë në Kuvendin e parë themelues të Degëve së Partisë Guxo në Zvicër.
Në këtë ftesë thuhet se: “Pjesëmarrja e juaj do ta nderojë kuvendin tonë zgjedhor dhe do të ishte një motivim tjetër i shtuar për angazhimet tona të mëtutjeshme në rritje dhe forcim të Partisë GUXO brenda dhe jashtë Kosovës . Në Kuvendin themelues do të marrin pjesë edhe kryetarja e Partisë GUXo, zonj. Donika Gërvalla , Kryetari Faton Peci zonj. Jeta Statovci dhe tre anëtarë të tjerë të Kryesisë “…
Ky kuvend themelues mbahet më datën 19 Mars 2023 – në ora 14:00 , Adresa e mbajtjes së Kuvendit: në Shoqatën Shqiptare “Sharri” ( Albanischer Kulturverain “Sharri / Lee 1551/ 9304 Bernhardzel , tel +41 764779340
Këtë njoftim e ofron Këshilli iniciues me Koordinator Haradin Gashi, Këshill ky i cili pret një një pjesëmarrje të madhe e simpatizantëve nga të gjitha kantonet në Zvicër, por edhe nga shtete fqinje siç janë Gjermania e Austri apo edhe mysafirë nga vendet tjera evropiane., Përndryshe Dega e Partisë GUXO në Zvicër, pritet të jetë vlerë e re e shtuar motivuese dhe krah i fortë mbështetës për Partinë GUXO në Kosovë.




















