Si e pritën mërgimtarët në Zvicër shpalljen e pavarësisë së Kosovës?!

Cyrih

( Fotot me distancë 15 vjeçare- 17 Shkurt 2008, Cyrih, Wil e Lozanë)

Sot kur shënojmë 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, përmes arkivit iu ktheva kësaj date historike, për të kujtuar se me ç ‘gëzim e entuziazëm u prit ky akt sublim në mesin e mërgimtarëve tanë në Zvicër, kur edhe u bllokuan disa nga rrugët e qyteteve kryesore nga pjesëmarrja masive e bashkatdhetarëve tanë, pavarësisht se nga cila pjesë e shqiptarisë vinin ata.

Kësaj radhe po i postoj fotot nga 17 Shkurti 2008 nga dita më e gëzueshme e shqiptarëve, përfshi edhe ata në Zvicër, të cilët siç do ta shihni në këtë foto këtë gëzim të madh e përjetuan bashkë me ne edhe miqtë zviceranë që ndër vite mbështetën pavarësinë e Kosovës, pri nga ish Kryetarja dhe ish- Ministrja e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey.

Sot në 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, platforma jonë elektronike “prointegra.ch, të gjithë bashkëkombëseve, si në trojet etnike ashtu edhe në mërgatë ju uron këtë festë kombëtare, që  sublimon përpjekjet tona shekullore për jetë të lirë dhe shtet të pavarur e sovran.

Por gjithashtu sot, duke kremtuar këtë datë duhet nderuar me përulje dhe pietet të gjitha ato gjenerata, që kanë sakrifikuar për këtë ditë dhe që nuk janë më në mesin tonë, si dhe ideatorët dhe realizuesit e lirisë e pavarësisë së Kosovës nga që ata e kanë nderimin e përjetshëm, ndërsa neve na mbetet amanet i përhershëm forcimi dhe avancimi i shtetësisë së Kosovës

Kësaj radhe nga shkurti në shkurt me distancë dhjetëvjeçare!

(Fotoja e parë , ku një bashkëkombës puth flamurin kombëtar është shkrep në Cyrih, (kur një i moshuar puth flamurin shqiptar, si Isa Boletini në Vlorë), si edhe fotot tjera në këtë qytetet nga vajza ime Teuta Kerhani – Rifati , ndërsa e dyta (poshtë) në Lozanë nga Migjen Kajtazi, ndërkaq fotot në Wil, ku ishte e pranishme zonja Calmy Rey, i kam realizua vet.)