Toponimet në vendet shqiptare, problem i kahmocëm

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe pse pjesë e ndashme nga trungu shqiptar, ajo përmes një Konference për të dytën her po i rijujton opinionit shqiptar se çështja e emërtimeve të fshatrave/qyteteve (toponimisë) në trojet tona konkretisht në RMV, R.Kosovës dhe Lugin të Preshevës ende ka të meta në emërtim.

Sa i përket toponimisë ajo paraqet një studimi shkencor për emrat e vendeve (toponyms), origjina e tyre, kuptimet, përdorimin dhe tipologji. Për ta diskutuar këtë problematik të kahmoçme shqiptare, sot në Ministrin e Punëve të Jashtme në RMV panel diskutimi u zhvillua nga gjuhëtar të shquar të Universiteteve të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ata theksuan se ky fenomen i pranishëm bazamentin e vet e ka nga ndikimet sllave në trojet tona, e cila me kohë patjetër që do të ndryshohet, sepse po punohet vazhdimisht për këtë ndryshim. Ose siç po praktikohen sot rregulla të pashkruara që ose të vendoset në të gjitha gjuhët që flet popullsia e atij vendi ose ndryshe nuk do të ketë emërtim të drejtë toponomastik. Ps: në RMV qyteti i Manastirit (në gjuhën shqipe), kurse Bitola në gjuhën maqedone, dhe jo vetëm Bitola siç paraqitet në tabelat e vendit. Por të paraqitet drejtë sikur në Jug të Tirolit (vend në Austrinë Perëndimore, ku qytetarët flasin të dy gjuhët), andaj dhe toponimet paraqiten në dy gjuhë, italisht dhe gjermanisht, ps: qyteti i Bolzanos (Bozen-Bolzano). Kjo Konferencë e duhur u bë fal drejtorit të Agjencis së Zbatimit të Gjuhës në RMV, Prof.Dr. z.Ylber Sela. Toponimia është degë kryesore e onomastikës, e cila luan një rol të rëndësishëm dhe vazhdimisht kërkon hulumtim.