“Festa e Plisit ”, me cak shpalljen: “Festë Mbarëkombëtare”

 

Dje, më 28 Gusht 2022, për të 19-tën herë, Mali i Dajtit mbi Tiranë u kthye në vend pelegrinazhi për pjesëmarrës të shumtë nga të gjiths trojet shqiptare e mërgata, ku artistë, shkrimtarë e rapsodë, përfshi edhe grupe letrare e muzikore i dhanë një dimension spektakli këtij manifestimi tradicional, që falë angazhimit të pashoq të Shoqatës Bytyçi, në krye me avokatin Agron Isa Gjedea ka marrë përmasa të mëdha. -Fakti se “Festa e Plisit” ka shtrirë krahët edhe në trojet tjera etnike, jep për të shpresuar se ajo një ditë do të institucionalizohet si festë mbarëkombëtare.

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Qendra rekreative e Malit të Dajtit dje gumëzhinte nga grupe të shumta muzikore të ardhur nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare. Kush me teleferik e kush me vetura, ia kishin mërsyer këtij mali prej nga rrita e Tiranës mund të shihet si në pëllëmbë të dorës. Kur para katër dekadave isha me Ansamblin “Kastriotëve” të Ferizajt për herë të parë në Shqipëri, aq që kam mund ta merr me mend se një ditë do të jemi bashkë nën një qiell ne shqiptarët nga hapësira të ndryshme shqiptare. Por, asnjë rrjedhë kohe nuk mund të ndalet, nga çfarëdo shteti e pushteti përgjithmonë,  kur vlon i njëjti gjak e bashkon e njëjta gjuhë, valle e traditë.

Kjo u pa më së miri dje në “Festën e Plisit të Bardhë” në Dajt, kur artistë të shumë të veshur me kostume tradicionale nga zona të ndryshme, por shumica me qeleshen tonë shekullore, që i jepnin ambientit një kolorit shumë mbresëlënës. Artistë si Çun Lajçi, Gëzim Nika, por edhe emra nga fushat tjera të artit e të shkencës, përfshi edhe praninë e diplomatëve: ambasadorit të Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, apo ish -ambasadorit të parë të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka,  ia rritnin  edhe më tepër dimensionin përmbajtësor kësaj feste me karakter gjithëpopullor.

 Një nismë për tu shpallur festë mbarëkombëtare

Të pranishmëve që në fillim me një fjalë përshëndetëse iu drejtua ideatori dhe organizatori i këtij manifestimi tradicional Agron Isa Gjedea , që po e botojmë me këtë rast :

Te nderuar pjesëmarrës ! Vëllezër e motra, jo vetëm nga krahina e Bytyç-Berishës, por Malesia e Gjakovës, Shqipëria e trevat e tjera shqiptare, si dhe mërgata shqiptare ne Botë – Mirë se keni ardhur ne ketë ditë të gëzuar për të gjith ne !

Në “Festën e Bytyçit” të emërtuar “Festa e plisit të bardhë”, e me pas si një nismë për tu shpallur festë mbarëkombëtare”. Na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj, te gjithë sa jeni këtu nga viset shqiptare dhe mërgata. Personalitete të letrave shqiptare, kulturës dhe artit. Artist me famë mbarëkombëtare e te tjerë qe po ecin me sukses ne rrugën e artit. Por nga ka nderuar me pjesëmarrjen e tij edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Bytyçasi i nderuar Z. Skënder Durmishi. Në ketë ditë të gëzuar për të gjithë ne, nuk dua qe tu marr kohën e argëtimit dhe çmalljes, prandaj do përpiqeni qe te jemi sa me racional.

Gazeta  “Bytyçi” në 32 faqe

Jemi të detyruar që shumë të dhëna, te thëna, vlerësime dhe nderime të merituara, qe ato të mos mbeten anonimë, për to kemi harxhuar shumë kohë më parë dhe i kemi botuar ne Gazeten “Bytyçi”, me qellim qe tu kursejmë sa me shumë kohen sot me pjesën zyrtare te ketyre veprimtarive. Të gjitha ato janë te botuara detaisht ne gazetë tonë “Bytyçi”, e cila pikërisht qe te përfshij sa me shumë fakte sivjet për herë të parë është ne 32 faqe e mija kopje, të cilat do kalojnë ne mija duar, por edhe do të arkivohet përjetësisht, ne koleksionet tuaja, arshivat dhe bibliotekat tone ne Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër. Ne mënyre të veçantë dua qe te falënderoj bashkëpunëtorët e mi, shokët dhe miqtë kontribues, pa te cilët nuk do kishim arritur qe “Festa e Bytyçit”, te arrinte në vitin e 19, si një ortek ne rritje çdo herë, e me shumë, çdo herë e me mirë.

Sot kjo festë si në një shtëpi të përbashkët, mbledh rreth vetes, ashtu sikurse duhet, vëllezër e motra të një gjaku, nga të gjitha viset shqiptare të GADISHULLIT ILIRIK dhe mërgata shqiptare në botë, për te cilën edhe duhet qe te luftohet për te marr përmasa masive, ne shumë e shumë raste te tjera anekënd shqiptarisë. Shkurtimisht disa arritje ne planin kombëtar e shohë me vend qe ti ceki si në një “intervistë nderi”. Jo si të vetëm, por edhe ne saje të punës tonë, është arritur qe të aktualizohet rëndësia e plisit te bardhë, një simbol me tepër ngarkesë e dimension për shqiptarët e historinë e tyre. Jo si të vetëm, por edhe ne sajë të punës tonë, “Festa e Plisit të Bardhë”, ne mënyrë të pavarur qe secili ka kontribuar, e ku tjetër në bashkëpunim, ajo tani ka marr përmasa mbarëkombëtare.

Shtrirja e “Festës së Plisit” në hapësirat shqiptare

Ajo mbahet prej vitesh në Kosovë, sivjet viti i III-të në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë sivjet është mbajtur në Preshevë, kjo iniciativë është themeluar edhe në Malin e Zi, do te bashkëpunojmë qe kjo te shtrihet edhe ne Sanxhak, në mërgatë, duke vijuar ne këtë forma të “reaksionit zinxhir”, deri sa te sensibilizohet opinioni dhe strukturat vendimmarrëse, për ta shpallur atë si: “Festë Mbarëkombëtare”, e cila do na unifikoj si komb edhe në një element tjetër esencial, me çe rast atë ditë, në mënyrë të orientuar e sa më përfaqësuese të vihet ne evidencë e sa më mirë qe te jete e mundur, trashëgimia jonë e shumanshme.

Pikësynim regjistrimi plisit në UNESK-o

 Duhet theksuar me preokupim, për sa kohë këtë simbol, me ngarkesë, peshë e dimension polivalent, nuk na e kanë përvetësuar popujt fqinjë sikurse kanë përvetësuar shumë për te plotësuar dosjen dhe për te kryer procedurat qe ai të regjistrohet në UNESKO, si element i trashëgimisë tonë etno-kulturorë, material, shpirtërorë, por kryesorja se ai e merr me vete një histori të pasur qe nga pellazgjikja e deri në sot. Prandaj më 28.06.2022, në Zogaj të krahinës Bytyç, Malësia e Gjakovës-Tropojë, u’hapë “Konferenca shkencorë për plisin”, për të vijuar me seanca në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Potgoricë e gjetkë, në funksion te elaborimit shumëdimensional të kësaj teme, por edhe plotësimit të dosjes se te për në UNESKO. Gjithashtu në Zogaj më 28.06.2022, me një konsensus e nivel përfaqësimi mbar përfshirës, u ‘themelua iniciativa e ngritjes së “Komitetit nacional të plisbardhvë”, i cili do dirigjoj bashkëpunimin qe te gjitha iniciativat dhe kontributet lokalë dhe regjionale, për rendësin e plisit dhe aktualizimin e ti deri ne regjistrimin ne UNESKO, të koordinohen për ta rritur forcën realizuese të tyre. Në bashkëpunim me të gjëith faktorët kontribuues do të injorohet mbajtja e mbledhjes së parë të ti, për ti çuar me tej punët ne lidhje me temën e plisit, për të përgatitur kuvendin mbarëkombëtar të plisbardhvë, i cili duhet ti shkundi burokracitë shtetërore te shqiptarëve, për ta kthyer mendimin dhe qëndrimin e tyre ne identitet, dhe te unifikojnë e vendosin një datë për “Festen e plisit të Bardhë”.

Nisur nga fakti se ashtu sikurse shqiptarët në përgjithësi, bytyçasit në veçanti, janë vlerësuar masivisht nga të tjerët me theks të veçantë për bujari, me qenë se sivjet për të 19-vit radhazi, në ketë vëndë, për musafirët qe vin se largu, çdo herë për ta është shtruar “Sofra Bujarë” e Bytyçasit, dhe se kete sipermarrjë e ka përballuar një bir i shquar i kësaj krahinë e ai quher Ram Geci, si një masë etaloni, kemi normuar për bujarinë tradicionalë, vlerësimin “Ram Geci”, i cili do aplikohet me rastin e 20 vjetorit të “Festës së Bytyçit”, te emërtuar “Festa e Plisit të bardhë”, e cila do mbahet të dielën e fundit të muajt Gusht 2023.

Jubileu i 20 vjetorit – më masiv në formë e përmbajtje

 Përndryshe radhve të tjerë, më këtë rast të përgatitjeve të 20 vjetorit të mbajtjes së “Festës së Bytyçit”, i ftoj të gjithë Bytyçasit kudo qe janë, por edhe miqt e dashamirët te kontribuojnë duke filluar nga idetë, për një realizim shembullor te kësaj festë e cila do mbahet në vit jubilar. Pa vërejtur vogelsira, ju ftoj te gjithve se bashku, për të harxhuar veçse energji pozitivë për mbarvajtjen sa më mir të keti manifestimi. Ju falenderoj për vemendjen dhe durimin dhe uroj qe vetem për të mira u’takofhshim gjithmonë. Respekt për të gjithë ju keni nga ana ime Av.Agron Isa Gjedia.

 

Më pastaj me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi, i cili shprehi dëshirën që kjo indikativë dhe nismë të kurorëzohet një ditë si Festë mbarëkombëtare. Më pastaj u shpërndanë mirënjohje të veçanta ndër të cilat për herë të parë spikati edhe çmimi “Qamili i Vogël” që iu dha këngëtarit tonë të mirë njohur Gëzim Nika.

E tërë dita vazhdoi me një program tejet të pasur muzikoro-loetrar dhe u përmbyll me një drekë për pjesëmarrësit.