Ca foto ekskluzive, në nderim të ish -presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Me rastin e kalimit në amshim të ish- presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani ( 56 vjeçar),  po sjelli një shkrim timin gjatë takimit me te në Blavë e Guci me 1 Gusht 2016:

Presidenti Nishani mirëpritet në Plavë e Guci me plisa të bardhë!

 

Fotot e teksti: Rexhep Rifati

Plava e Gucia patën sot ( 1 gusht), një festë të vërtetë, ngase mysafir në mesin e tyre patën Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, të cilin, pos me simbole tjera kombëtare e pritën veshur me plisa të bardhë. Me këtë rast edhe vet presidenti Nishani, gjatë tërë ditës së sotme të festivalit me emërtimin ”Kënga dhe vallja shqipe në bashkon”, barti plisin e bardhë si edhe shumica e pjesëmarrësve në këtë manifestim që kishte tubuar dhjetëra shoqëri e grupe artistike nga të gjitha trojet etnike.

Presidenti Nishani u prit me entuziazëm, ngase siç u tha përherë të parë në fshatin Vuthaj të Gucisë dhe përgjithsisht në krahinënPlavë e Guci  ku u mbajt festivali, shkelte këmba e një presidenti të shtetit shqiptar, i cili gjatë fjalës së tij përmendi kontributin e shumë atdhetarëve dhe figurave të artit e kulturës të kësaj ane për çështjen shqiptare, si dhe për mundësit e bashkëpunuat të kësaj treve me shtetin , si urë bashkëpunimi edhe për dy shtetet fqinje. Ndërsa që së shpejti kjo krahinë do të lidhet edhe me arterie të reja rrugore, si parakusht për një zhvillim më të shpejtë të kësaj ane dhe ndërlidhje më të thella kulturore e arsimore.

Me këtë rast Presidentit Nishani i dhurova librin tim “Shqiptarët në Zvicër- 1001 pamje”, ndërsa që gjatë ditës defiluan me programin e tyre edhe disa nga grupet artistike, pjesëmarrje të këtij manifestimi masiv që u përcoll edhe nga qindra mërgimtarë të ardhur për pushime në vendlindje madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrës në festival pati edhe grupe të shumta artistike përfshi edhe Medvegjen dhe grupin çam nga Konispoli.