Ekipi futbollistik Nerashté Ballerup filloi me gjysmësezonin e parë në serie 2. Ekipi në fjalë është pjesë e Shoqatës shqiptare Nerashti – Denimark dhe reprezanton shoqatën në komunën Ballerup, në lojën e futbollit. Shoqata shprehet se sukseset dhe arritjet e ekipit janë gjëja që i bënë ata shumë krenarë.
Loja e tyre e parë për këtë sezon filloi me datën 2 prill, e cila përfundoi me fitorën e ekipit me rezultat 6-3. Nesër në orën 13:00 zhvilohet loja e tyre e radhës kundër suadrës B.77, Rodovre. Nerashté Ballerup i fton të gjithë për përkrahjen e ekipit drejt fitorës.




















