Mjaftoi një pikëtakim vetëm prej 60 minutash me studentin e dhjetësheve Bajrush Rrahmani nga Ferizaj, që të ngelem pa tekst.- Është ish fëmija i lindur pikërisht atë ditë kur u zbrazën bombat e para kundër caqeve ushtarako-policore serbe në Kosovë. Atëbotë, sikur vaji i parë i tij bashkë me bombat e NATO-së rrënoi edhe mitin serb për Kosovën, por edhe lindjen e një epoke të re, të një brezi që do ta çojë Kosovën përpara me pikëmbështetje në dije e shkencë.
Në rrugëtimin tim prej gazetari, kam takua me dhjetëra e dhjetëra studentë në Kosovë, Shqipëri e mërgatë, pasi pikërisht këta akademikë të ardhshëm janë pika ime e dobët, bashkë me admirimin e pakufishëm që kam për ta. Sepse te ta shoh ardhmërinë tonë…
Po cili është Bajrush Rrahmani: Është ish fëmija i lindur pikërisht atë ditë kur u zbrazën bombat e para kundër caqeve ushtarako-policore serbe në Kosovë.
Atëbotë, sikur vaji i parë i Bajrushit, bashkë me bombat e NATO-së rrënoi edhe mitin serb për Kosovën, por edhe lindjen e një epoke të re, por edhe të një brezi që do ta çojë Kosovën përpara me pikëmbështetje në dije e shkencë.
I tillë sot është studenti i vitit të IV të Fakultetit të drejtësisë në Prishtinë, Bajrush Rrahmani, i cili që nga fillimi studimeve nuk dinë për nota më të ulëta se dhjetëshe. Dhe jo vetëm kaq, ai të mahnitë me kulturën e dijen që posedonë edhe në fusha tjera jashtë lamisë që studion.
Këtë djalosh e takova me rastin e ndarjes së bursave nga fondi që kemi themeluar në kuadër të Rotary Klub Ferizaj, që menaxhon këtë projekt me donacione nga kontribuues vullnetarë nga Kosova e mërgata. Dhe si të mos i ndihmojmë të tillët si Bajrushi që aq shumë premtojnë e reflektojnë. Ndaj edhe një falënderim këtij klubi për punën e madhe që bënë që nga themelimi i këtij projekti, sidomos në përzgjdhjen e mirë të kandidatëve.
Ndaj edhe me gjatë takimit të sotëm Bajrushit i dhurova librin tim për shqiptarët në Zvicër, që të mësojë se edhe në kushtet e mërgatës me qindra studentë shqiptarë kanë bërë emër në fusha të ndryshme të shkencës dhe se të tillët nuk i mungojnë edhe këtu Kosovës, por që duhet ti mbështesim e ndihmojmë, me dëshirën që të mos e zgjedhin rrugën e migrimit.
I dashur Bajrush, sukses në mbarimin e studimeve dhe posstudimeve me shpresën se emri yt do ti kalojë kufijtë e Kosovës, sepse në asnjë vend dija e shkenca nuk kanë alternativë!
Bajrush, të falënderoj për çastet e këndshme që më krijove në prag të kthimit tim në Zvicër!
















