Universiteti Yale, ka pranuar së në mesin e studentëve të vet, një kosovar. Ky është Leart Ajvazaj, atomist dhe njohës shumë i mirë i matematikës, është pranuar për të vazhduar studimet në njërin nga universitetet më të mira në botë, falë intelektit dhe aftësisë së tij të jashtëzakonshme.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Atomi, të cilët nëpërmjet komunikatës së tyre, kanë bërë të ditur se një gjë e tillë është arritur falë punnës së madhe dhe të palodhshme të Leartit, por gjithashtu një rol tejet të vecantë ka luajtur edhe përkrahja që ai ka marrë nga familja, nga shkolla, nga mësimdhënësit etj.
Learti ka marrë konfirmimin e tij se tashmë është student i Universitetit Yale dhe së shpejti do të fillojë vijimin e ligjëratave aty. Ndërsa, aftësitë dhe përgatitjet e tij janë shumë premtuese që ai të korr suksese edhe atje.