I riu Albert Salihu nga Medvegja, ekonomist i diplomuar, krahas punës në gastronomi, pasion ka fotografinë, ndaj edhe beson që Venedikun nuk e zgjodhi ai, por Venediku zgjodhi atë për të kuptuar me thellësisht artin dhe vlerën e tij- Lidhja e tij me vendlindjen nuk u shkëput asnjëherë, sa një na fotot e tij të shërbejë në pullë postare në Posten e Republikën së Kosovës
Nga Rexhep Rifati
Të rinjtë tanë në botën e jashtme, atë që nuk arrijnë ta perfeksionojnë për shkak të kushteve të kufizuara në vendlindje, apo edhe për shkak të rrethanave ekonomike, apo shkaqeve politike, arrijnë ta kompensojnë me të mërguar në botën e jashtme. Një rast i tillë tipik është edhe ai i të riut Albert Salihu, i lindur në Medvegje (Tupalle ) me 1991 , ku edhe përfundoi shkollën e mesme Ekonomike për te vazhduar me pas me studimet ne Universitetin e Nishit (Serbi), po ashtu ne sferën ekonomike, sa të diplomohet për Menaxhimet i sipërmarrjes.
Porse si shumë të rinj të shkolluar në atë regjion, me ditën kur mori titullin Ekonomist i diplomuar , vizioni për ti qëndruar besnik nga afër vendlindjes përfundoi , pasi që perspektiva në Medvegje ishte e mangët, si edhe për shume të rinj shqiptarë të asaj ane. Fatkeqësisht këto rrethana, bënë që edhe ky të pranojë ofertën nga familjar në Venedik të Italisë, për te vazhduar atje më pas në boten e gastronomisë deri me sot.
Porse, Alberti krhas dashurisë për shkollë e vendlindje kishte edhe një pasion të veçantë. Edhe atë qysh gjate shkollës se mesme , kur i shfaqet pasioni mbi fotografin i cili me pas del të jete dhe hobi i tij kryesor në jete. Ndërsa gjate studimeve bashke me fotografinë, ishte edhe aktivizimi në shoqërinë civile, ku ishte pothuajse përherë prezent, kështu duke promovuar të drejta e njeriut, duke ngritur zërin e pakicës shqiptare ne Lugine te Preshevës dhe duke përcjell aktivitete te shumta me organizata jo qeveritare në Serbi dhe rajone, bëri që të jetë edhe një aktivist i dalluar në këtë anë.
Mbi hobin kryesore “fotografinë “ sot vazhdon si artist i pavarur profesional, kështu nga fotografia e cila shërben si identifikuese për vete artistin është ajo me Veshjen kombëtare Shqiptare nga komuna e Medvegjes e realizuar me 2012 ( modelja ne foto është Elhame Salihu apo motra e Albert Salihut Fotografi kjo e cila me pas shërbeu dhe si pullë postare ne Posten e Republikën së Kosovës.
Ndryshe nga kjo, Alberti veçon dhe shume fotografi tjera të llojit të ndryshëm (instgram albertosalihu).Sidomos shquhet me foto me motive nga vendlindja, sidomos me atë : “Cikli tradita në pranverë” Alberti mendon se: Fati qe ndodhet ne Venedik , në vendin e artit, historisë , arkitekturës unike ne bote duket të mos jetë i rastësishëm. Tutje ai beson qe Venedikun nuk e zgjodhi ai , mirëpo Venediku zgjodhi atë për te kuptuar dhe me thellësisht artin dhe vlerën e tij.


































