Nuk ka reagime për thirrjen e QUINT-it

Javën që kemi lënë pas, qeveritë e vendeve anëtare të  QUINT-it i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, që të marrin hapja në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve. Ka muaj që dialogu në mes të dyja vendeve është stopuar dhe këto vende kanë kërkuar që të merren masa konkrete për të lëvizur në drejtim të përmirësimit të situatës së krijuar.

Kjo thirrje që u bë një javë më parë, mesa duket nuk u morrë aspak me seriozitet pikërisht nga të dyja këto vende, ku as njëra dhe as tjetra nuk ka reaguar deri më tani.

Madje njohës të skenës politike në vend kanë cilësuar se mungesa e një reagimi lidhur me situatën, lë të kuptojë që si Kosova poashtu edhe Serbia kanë dështuar në përzgjedhjen e udhëheqësve të tyre, të cilët nuk po janë të gatshëm të reagojnë për thirrjet që janë të rëndësishme për të ardhmen e vendeve.

Megjithatë, analistët thonë se politikat ndërkombëtare nuk duhet të kenë qasje negative, sepse ato janë integruese sa i përket vendit tonë dhe jo hakmarrëse në proceset drejt integrimit evropian. Prandaj kanë kërkuar që të merren me seriozitet dhe të shqyrtohen ashtu sic do të duhej.