Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski  dy burrshtetas të vërtetë

Xhevat Hasani,19.03.2026

E marr me mend se VMRO-istëve shovinistë, VLEN-istëve  janiçerist dhe mbase edhe BDI-stëve, vlerësimi im për ish-Kryemistrin e Maqedonisë, Zoran Zaevin dhe për ish-Presidentin e Maqedonisë, Stevo Pandarovskin si –dy burrshtetas të vërtet– mund të mos u pëleqej, por unë të vërtetën nuk mund ta fus në thes!

E çmoj Zoran Zaevin (ish-Kyeministrin e Maqedonisë brenda viteve  2017 -2022  ), sepse ai në shkurtin e vitit 2018 duke qenë Kryeminister i Maqedonisë, e ka pranuar  publikisht origjininën e tij shqiptare nga ana e gjyshit të tij, si dhe është shprehur se me origjinë iliro-shqiptare  janë miliona njerëz në Ballkan.

Duke pasur parasysh indoktriminimin afatgjatë të popullit maqedon me antishqiptarizëm, Zoran Zaev duke pranuar asokohe publikisht origjinen e tij shqiptare nga gjyshi i tij, ai në masë të caktuar e ka rrezikuar karieren e tij politike duke e thënë të vërtetën.

Dhe e çmoj Zoran Zaevin sepse ai dhe partia e tij e LSDM-së, bashkë me partin shqiptare të BDI-së në koalicion, në masë të konsiderueshme e kanë jetësuar Marrëveshjen Ndërkom-bëtare të Ohrit të gushtit të vitit 2001, e cila shqiptarëve në Maqedoni edhe pse jo në plotni, megjithatë, u ka njohur më shumë të drejta kombëtare dhe qytetare, në krahasim me të drejtat e pakta që shqiptarët kanë pasur më parë.

E çmoj Stevo Pendarovskin  (ish-presidentin e Maqedinisë brenda viteve 2019 -2024), sepse ai gjatë luftës së vitit 2001 në mes të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve dhe të policisë dhe ushtrisë monoetnike maqdone, ka mbajtur qëndrim pajtues ndërmjet palëve dhe nuk ka lëshuar akuza shoviniste  kundër shqiptarëve.

Dhe e çmoj Sevo Pendarovskin  sepse ai këto ditë në kundër-shtim me përpjkejet e Qeverisë VMRO-iste në  pushtet, për ta shpalluar gjuhën shqipe gjuhë jozyrtare në Maqedoni, ka deklaruar se gjuha shqipe në Maqedoni është gjuhë zyrtare. 

Të dalesh në mbrojtje të gjuhës së kombit tënd është diçka e zakonshme, por të dalësh në mbrojtje të gjuhës së kombit tjetër (siç ka dal Penadrovski në mbrojtje të gjuhës shqipe) është diçka fisnike që meriton shumë të respekt.  

Për meritat që përmenda më lartë  Zoran Zaevin dhe Stevo Pendarovskin, i konsideroj dy politikanë dhe dy burrshtetas të vërtet, të cilët bashkë me politikanë dhe burrshtetas të vërtet nga radhët e shqiptarëve, së bashku mund t`ia ruajn stabilitetin dhe ekzistencën e mëtejshme shtetit të përbashkët të tyre: Maqedonisë së Veriut.

Në të kundërtën nëse Maqedonia e Veriut do të mbetet edhe mëtej në duart e politikanëve aventurier dhe shovinistë të VMRO-së,  siç janë kryeministri Hristjan Mickoski dhe presidentja Gordana Stiljanovska-Davkova, nuk do të jetë e largët dita kur Maqedonia e Veriut nuk do të ekzistoj.

Maqedonia e Veriut me shqiptarë të shtypur ka mundur të ekzistoj brenda periudhës kohore 1945-2001. Por Maqedonia e sotme  me shqiptarë të shtypur (që përbëjn 30% të popullatës së vendit) nuk mund të ekzistoj.

Të drejtat e shqiptarëve janë një conditio sine qua none për ekzistimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut.