Aplikimet për Pensionet e Zvicrës janë falas

Marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Zvicrës dhe Kosovës hyn në fuqi më datën 1 shtator 2019. Nga kjo datë shtetasit e Kosovës do të marrin përsëri pensionet nga Sigurimi i Pleqërisë, i Trashëgimtarëve dhe i Invaliditetit (AHV/IV, AVS/AI), edhe nëse ata banojnë jashtë Zvicrës, si p.sh. në Kosovë. Për të aplikuar për përfitime pranë Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës nuk është i nevojshëm përfaqësimi nga avokatë, konsulentë apo persona të tjerë, të cilët kërkojnë para për shërbimet e tyre. Institucionet zbatuese të të dyja shteteve kanë për detyrë të ofrojnë këtë shërbim falas.

Sindikata Unia përmes këtij shkrimi ju informon mbi procedurat e aplikimit. Në faqen e Unia dhe pronintegra.ch i gjeni njoftimet zyrtare si dhe fomularët zyrtar për përfitues të pesnionit.

Nëse nuk keni qasje në internet, formualrët mund t’i tërhiqni pranë përfaqësive Zvicerane jashtë Zvicrës si për shembull në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë.

Personat të cilët aplikojnë mund të plotësojnë vetë formularët. Nëse gjatë plotësimit të formularëve paraqiten probleme, atëherë ata do të ndihmohen me kënaqësi nga bartësit e autorizuar të sigurimeve (Arka e kompensimit të AHV-së [Sigurimi i Pleqërisë dhe Trashëgimtareve], zyra e IV [Sigurimi i Invaliditetit]).

Anëtarët e sindikatës Unia formularët mund t’i plotësojnë në sekretariatet e Unia në vendin ku janë të anëtarësuar.

Sindikalistët shqiptaro-zviceranë do të angazhohen edhe me partnerët tanë si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë tu sigurojë të gjithë anëtarëve e pensionistëve me të drejtë përfitimi si dhe trashëgimtareve të tyre mbështetje konkrete për plotësimin e formularëve e aplikimit për përfitime nga sigurimet shoqërore të Zvicrës. Në ditët në vijim do ti bëjmë publike edhe adresat tjera se ku mund të drejtohen të gjithë përfituesit dhe të prekurit e tjerë.

Për pyetje të mundshme sqaruese dhe gjithçka tjetër rreth botës së punës  përfshi edhe sigurinë sociale mund të na shkruani në info@prointegra.ch apo në migration@unia.ch.

Në nyjet vijuese mund të shkarkoni formularët e lajmërimit për pension të pleqërisë AHV/IV, AVS/AI në gjuhët zyrtare të Zvicrës dhe në anglisht (DE, FR, IT, EN).

Shkarko fomularët për përfitues të pensionit:

Në gjermanisht / DE
Në frëngjisht / FR
Në italisht / IT
Në anglisht / EN

Formularët i lajmërimit për pension trashëgimtar në:

Gjermanisht / DE
Frëngjisht / FR
Italisht / IT
Anglisht / EN

Për më shumë shihni njoftimin përkatës zyrtar të Entit Federal për Sigurimet Shoqërore të Zvicrës në gjermanisht, shqip dhe në sllavishten jugore.

Kërkesat për pensione mund t’i bëni nëpër komuna dhe në Zyrat e Enteve të Pensioneve në Zvicër dhe Kosovë.

Ju mund t’i merrni formularët e aplikimit për përfitimet zvicerane dhe të paraqisni kërkesat në institucionin e mëposhtëm të Republikës së Kosovës (shih njoftimin e MPMS).

Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Departamenti i Pensioneve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Rr. „Pashko Vasa“ – Baraka Nr.1
10000 Prishtinë
Tel: 03820026114
Republika e Kosovës

Kërkesat do të përcillen te organi kompetent në Zvicër.