Kadri Veseli i bënë thirrje deputetëve të votojnë shpërbërjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovcs dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka kërkuar nga Kuvendi të votohet për shpërbërje dhe të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Ai e ka bërë këtë deklaratë ditën e hënë, pasi që kishte mbajtur mbledhjen me Këshillin Drejtues të PDK-së.

Veseli madje ka kërkuar që most ë maltretohen më qytetarët duke i mbajtur peng të situatës, por i ka bërë thirrje krerëve të tjerë politik që të mblidhenn në Kuvend dhe të votojnë për shpërbërjen e Parlamentit dh eta vendosin ditën e zgjedhjeve. Ai madje ka thënë se mbesin dy mundësi për ta bërë këtë. Ose partitë politike të takohen me presidentin, ose ato ta votojnë shpërbërjen në Kuvend, e që kjo e dyta mbetet të jetë zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejtë.

Ai tha se do ta marrë përgjegjësinë që të thërrasë seancën e Kuvendit, për të vendosur shpërbërjen me 2/3 e votave.

“Dorëheqja ka qenë dëshirë e kryeministrit. Ne do të shkojmë në proces zgjedhor. Qytetarët janë ata që i japin dikujt mandat qeverisë. Nga ky proces zgjedhor do të kemi një rezultat bindës për PDK-në. Kosova ka institucione, nuk ka nevojë të krijohet konfuzion. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partitë politike të mos mbajnë deklarata, por të marrin vendimin për shpërbërjen e Kuvendit me dy të tretat dhe të ecim më tutje”, tha Veseli.

Kryetari I Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka kërkuar nga Kuvendi të votohet për shpërbërje dhe të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.