Ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh ka dhënë dorëheqje, gjatë ditës së djeshme ka ftuar mbledhjen e radhës të Qeverisë, pavarësisht faktit që dorëheqja e tij e pakthyeshme iu dorëzua edhe presidentit.
Por, tani mesa duket i ka rënë pishman. Haradinaj ka thënë se cdokush që i ka rënë ndër mend ta dërgojë këtë ftesë në adresë të tij, e ka ditur që ai do të dorëhiqej, prandaj edhe e kanë bërë një gjë të tillë.
Megjithatë, duke arsyetuar ftesën për mbledhjen e radhës së Qeverisë, ai ka thënë se zyra ligjore e kryeministrisë e ka vlerësuar këtë gjë në mënyrë që të përmbushet vakumi qeverisës në vend.
Ndërsa sa i përket vendimit për tu dorëhequr nga posti I kryeministrit, ka thënë se për këtë vendim nuk ka ditur askush, madje as familja e tij e ngushtë. Haradinaj ka thënë se ai nuk u dorëhoq, por e dorëhoqi ftesa që i kishte ardhur nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kurse sa i përket qëndrimit të mëtutjeshëm të AAK-së, ai ka thënë se ata janë të mendimit se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se nuk janë për një qeveri teknike. Madje Haradinaj ka thënë se struktura e tij ka vlerësuar se AAK duhet të hyjë si e vetme në zgjedhje. Por, nuk e ka mohuar afërsinë që e kanë krijuar me NISMA-PSD-AKR.



















