“VËLLAZËRIA” në Kazallveqi” një ngjarje kulturore, ku mbretëroi bukuria dhe bujaria arbëreshe

Për tri ditë me radhë në këtë katund arbëresh që njihet edhe si Casalvecchio di Puglia, jehoi kënga e vallja me pjesëmarrjen e grupeve të këtushme artistike dhe dhe të SHKA “ Rapsha” , si mysafire, e cila shënonte pjesëmarrjen e parë të një grupi nga Malësia e Madhe në këtë ngjarje, të madhe kulturore arbëreshe

Teksti e fotot : Rexhep Rifati, Kazallveqi, i Foxhies

Kazallveqi ndodhet në një kodër në malet Daun, rreth 465 metra mbi nivelin e detit, në një pozicion të barazlarguar nga komunat e Kazalnuovo Monterotaro dhe Kastelnuovo della Daunia e që u popullua midis shekullit të XV dhe XVI nga shqiptarët që erdhën në Itali të dërguar nga Gjergj Kastrioti, për të luftuar së bashku me Ferdinandin I të Aragonës kundër Xhovanit të Anzhuinëve, pretendues i Mbretërisë së Napolit, për tri ditë me radhë tuboi me qindra artistë arbëresh, të rreshtuar në disa grupe artistike, qoftë folklorike apo edhe të muzikës së lehtë, duke krijuar kështu jo vetëm një spektakël artistik por edhe duke lidhë shumë ura miqësie mids arbëreshëve vendas dhe shqiptarëve tjerë pjesëmarrës nga trojet etnike dhe mërgata.

Manifestimi me emërtimin “VËLLAZËRIA” për të tretin vit me radhë organizohet nën përkujdesën e bashkiakut të këtushëm, Noe Andriano, një kontribuues i madh arti e kulture, i cili pasi në njërën nga sheshet  prezantoi programin e manifestit i cili nuk ka karakter garues por tubues të grupeve të shumta artistike arbëreshe nga regjioni Foxhios, Kalabrisë, por edhe grupe artistike e përfaqësues institucionesh kulture edhe nga Shqipëria e mërgata.

Kësaj radhe ishte ftua për pjesëmarrje edhe SHKA “Rapsha” nga Malësia e Madhe afër Tuzit, që la një mbresë të jashtëzakonshme me paraqitjen shumë autoktone si me këngë e valle e në veçanti me kostume, ku printe xhubleta qindvjeçare, me të cilat ishin vesh vajzat nga Malësia , që bashkë me grupin e tyre dhe grupet arbëreshe pasi defiluan rrugëve të katundit shfaqen programe shumë mbresëlënëse në skenën e rregulluar në qendër në sheshin e fshatit, që për dy netë me radhë tuboi mbi njëmijë e sa artdashës.

Manifestimi kulturor “VËLLAZËRIA”, ishte jo vetëm një shprehje arti, ku u prezantua kultura tradicionale qindvjeçare që ruhet me përkushtime dashuri , qoftë përmes gjuhës, këngës valles e traditave shekullore, por edhe përmes një dashurie vëllazërore e afërsie njerëzore të përshkuar me shumë bujari, që këtë katund ku edhe më tej mbi të gjitha çmohet gjuha e të parëve bashkë me mikpritjen, çka u shpreh edhe në praktikë kur u organizuan darka kolektive të përgatitura nga gratë e burrat e këtushme edhe atë për qindra pjesëmarrës.

Derisa dy netët e para më 19 e 20 Korrik patën si objekt paraqitjen e grupeve artistike ditën e tretë më 21 Korrik u organizua një vizitë kolektive në qytetet e afërta ku u zhvillua manifestimi.

Manifestimi sivjetmë do të mbahet mend edhe për një pjesëmarrje të parë të një grupi artistik shqiptar nga Malësia e madhe, siç ishte rasti i “Rapshës” , e cila kishte përzgjedh një raportuar shumë të pëlqyer për vëllezërit arbëresh, dy grupe të të cilëve më parë kishin marrë pjesë në festivalin që organizojnë malësorët në afërsi të Tuzit.

Kësaj radhe, për herë të tretë të vizitës sime në Kalabri,  më shoqëruan kryetari i SHKA “Dardania” nga Winterthuri, Shefqet Cakolli dhe veprimtari Gjergj Prenkoçaj, që me veprimin e tij në Ohër , duke e nxjerr një flamur të madh shqiptar mbi kalanë  Ohrit bëri bujë të madhe, pasi për ketë veprim atdhetar iu ndalua hyrja në Maqedoninë Veriut për pesë vjet me radhë. Për krijimi  e komunikimeve mes  grupeve artistike arbëreshe dhe të tjera në trojet shqiptare merita u përket edhe dy kontribuueseve të veçantë, Pirro Qendro nga shoqata shqiptare në Bolonja nga edhe kishte sjell një flamur gjigant dhe Elida Jorgoni, nga shoqata “Foleja kombëtare shqiptare” me seli në Durrës.

(Prointegra në vazhdim do të jep edhe regjistrime të tjera nga vizita në Kalabri dhe regjionet tjera ku jetojnë arbëreshët në Itali