Pavvarësisht se bashkëatdhetarët tanë kanë filluar të vijnë në Kosovë, pritet që kjo fundjavë të sjellë valën më të madhe të tyre. Shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kanë udhëtuar gjatë kësaj fundjave për në Kosovë. Është bërë e ditur se nuk ka pasur kolona të gjata nëpër pikat kufitare deri më tani dhe se pritjet e tyre nuk kanë qenë të gjata sic i ka ndodhur viteve të kaluara.
Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje më të gjata sot në mesditë janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar të Merdares, ku për të hyrë në Kosovë pritet rreth 30 minuta, kurse në dalje të Kosovës 10-15 minuta, raporton Telegrafi.
Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet 10-15 minuta, kurse në pikë-kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 5 minuta.



















