Uta Ibrahimi ngjitet në majen e katërt më të lartë në botë

Uta Ibrahimi ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u ngjitur në majën e katërt më të lartë në botë Lhote South.

Alpinistja kosovare së fundi ka publikuar në profiling e saj në Faccebook , videon që tregon ekspeditën e saj të radhës në majën e katërt më të lartë në botë, duke pranuar se bëhet fjalë për një lartësi prej rreth 7 mijë metra, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një video e shkurtër nga ekspedita jonë në Lhotse South Face, e derisa të mund t’i vendos të gjitha së bashku, po e ndaj tani vetëm këtë. Shumë njerëz më kanë pyetur se si ishte ekspedita në Lhotse South. Nuk ishte aspak e lehtë – e di – por ishte rruga më e bukur dhe njëherit më e vështirë për t’u ngjitur”, ka shkruar Uta në profilin e saj.

Ndryshe Uta Ibrahimi është femra e parë nga Kosova që e pushtoi Everestin.

Revista Rock and Ice, e cila është e dedikuar për alpinizmin, i ka kushtuar një artikull të posaçëm alpinistes Uta Ibrahimi. Në artikullin e publikuar thuhet se ajo është shqiptarja e parë nga Kosova që është ngjitur në majën e Everestit dhe tash ka një projekt të ri: Ajo do të tentojë të ngjitet në majën e katërt më të lartë në botë – Lhotse përmes një variacioni të rrugës Jerzy Kukuczka. Për të, ndërmarrja e njërës prej rrugëve më të vështira në Himalaje do të jetë një mundësi jetësore.