Ka kohë që Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seance të rregulltë parlamentare dhe tashmë janë bërë një muaj. Pavarësisht këtij mosinteresimin që të thirret seance, një numër i projektligjeve, ligjeve e rezolutave pop resin të hidhen në shqyrtim dhe në votim, në mungesë të një seance të rregulltë ku do të mund të diskutohej për ato.
Por, jo vetëm këtë muaj, Kuvendi i Kosovës ka treguar mosefikasitet në punën e tij legjislative. Është bërë e ditur se që nga fillimi i këtij viti, nuk janë arritur të përmbushen as 13 % e agjendës legjislative.
Por arsyeja që po vjenë situate deri në këtë pikë, është cilësuar të jetë keqmenaxhimi dhe mosplanifikimi i mirë i punës së Kuvendit. Ky Kuvend, disa herë është cilësuar si legjislatura më e dobët që nga paslufta dhe kjo jo pa shkas. Mungesat e shumta dhe ngecja në ligj, ka bërë që kjo të ndodhë. Por, edhepse janë bërë një muaj që nuk ka pasur seancë, pozita prapë nuk e sheh shqetësuese duke thënë se punët nuk kanë ngecur dhe janë vazhduar ashtu që nga to të përfitojnë të gjithë. Ndërsa, në anën tjetër opozita është ankuar që kjo kohë kaq e gjatë e mos mbajtjes së seancave flet vet për mospunën që po bëhet në vendin tonë.



















