Ambasadori i Britanis s Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot gjatë ditës ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Lëvizja FOL. Në “Fol Hapur” ambasadori ka thënë se ka ardhur koha që qytetarët e Kosovës ta ngrisin zërin kundër korrupsionit që po ndodhë në vendin e tyre.
O’Connell ka thënë se vetëm zëri i qytetarëve mund ta ndalë korrupsionin në Kosovë, i cili cdo ditë e më shumë po merr përmasa serioze. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrisin padi edhe ndaj larjes së parave, sepse sic ka thënë ai, nëse nuk paditen nga ne, atëherë Kosova bëhet vend strehues i parasë së krimit dhe kriminelëve.
Ndër tjera, O’Connell ka thënë se ka ardhur koha që kjo gjendje të ndryshojë dhe këto gjëra të rregullohen sepse ka nisur të humbas durimi i qytetarëve dhe kjo gjendje nëse vazhdon si e tillë, do të mund të shkaktojë një rrezik të madh për Kosovën.
“Presioni nga qytetarët e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrin masa. Transparenca është shumë e rëndësishme”, ka thënë O’Connell.

















