„Patrikana e Pejës“ në rrezik

Kompania e njohur australiane “Lonely Planet”, ka future në listën e dhjetë monumenteve që janë në rrezik edhe “Patrikanën e Pejës” së Kosovës. Ky monument i cili është njëri nga monumentet mesjetare që e ka mbrojtjen ligjore dhe konservimin e duhur, por që shteti kosovar nuk ia ka dalur ta rikthejë atë në gjendjen fillestare, pas renovimit që i është bërë në vitin 2006-2008.

“Lonely Planet”, që njihet për botimin e guidave të njohura kudo në botë dhe e cila prej vitit 2011 kur u themelua ka në qarkullim prej 120 milionë librash të shitura titullohet “Dhjetë vennde mahnitëse të trashëgimisë botërore që janë në rrezik”.

Në kohën kur “Patrikana e Pejës” po ristaurohej, asaj iu ndërrua ngjyra dhe u bë kuqe. Që atëherë innstitucionnet e vendit kanë premtuar se do ta rikthejnë në gjendjen që e ka pasur, por kjo ka mbetur vetëm premtim.

Në fillim të vitit 2009 një delegacion i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do ta vizitonte këtë monument. Një gjë e tillë u bë dy vjet pasi monumenti u rrethua me mur 3 metra të lartë.