NË ZVICËR MBAHET TUBIM PËRKUJTIMOR PËR AGRON BAJRAMIN

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, më 6 prill 2018, në orën 19.00 në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur,  organizon tubim përkujtimor në prak të njëmujorit të ndarjes nga jeta të themeluesit, udhëheqësit dhe koreografit të kësaj shkolle Agron Bajramit.

Me këtë rast nga shokët dhe bashkëpunëtorët do të përkujtohet jeta, puna, vepra dhe kontributi i Agronit në Zvicër e më gjërë.

Në tubim ftohen të marrin pjesë të gjithë shokët, miqët, bashkëpunëtorët e dashamirët e Agronit. Tubimi është i hapur për të gjithë të interesuarit!

Ju mirëpresin Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër dhe Familja Bajrami nga Zvicra dhe Kosova

Për informata në tel: 079 557 02 64 dhe 076 52 22 105