Çun Lajçi dhe vepra e tij, në Zvicër u pritën me shumë ngrohtësi

Veprimtaritë kulturore, veçmas ato të mirëfillta artistike po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në mërgatë, sidomos kur organizohen me angazhim e përkushtim. Kështu ishte edhe dje në një lokalitet në periferi të Langenthallit, në Zvicër,  në promovimin e librit të Çun Lajçit, me titull: “Bubulinë, ti letër e pashkrume”.

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati / prointegra.ch

Momenti tjetër, që edhe kësaj radhe doli në pah se ishte prania e vet aktorit të mirënjohur, Çun Lajçi, që në vazhdimësi gëzon simpati dhe respekt në mesin e mërgimtarëve, peri që të tërheq relativisht simpatizant. Por edhe vet përmbajtja e librit nuk u përjetua vetëm vetëm si një ngjarje e zakonshme promovimi, por si një dhembjeje e shqetësim më shumë se individual apo edhe familjar, siç ishte në këtë rast vdekja e hershme e Bubulinës (po ashtu aktore), që babai ia kushtoi një cikël të tërë poezish të përjetuara thellësisht me shumë emocione të cilat sikur u reflektuan edhe në promovimin e Langenthalit, ngjashëm si edhe në Prishtinë. Pasi edhe më parë është vlerësuar kjo vepër si një monument për jetën e Bubulina Lajçit, ku autori Çun Lajçi ka shtrirë kujtimet e tij për të bijën që kaloi në amshim në një kaq të re.

Edhe në Langethall promovimi dhe paraqitja e autorit u përcoll e përshkua mes lotëve dhe duartrokitjeve, ashtu siç ka arrit një baba që mes letrave që ecin nëpër 34 vitet e jetës së të bijës ta përjetësoi atë, thënë simbolikisht, edhe njëherë përmes vargjeve të përjetuara me shumë emocione.

Organizator të këtij promovimi libri ishin Lidhjes Shqiptare në Botë, në krye me Nazmi Jakurtin dhe Shoqata GjakovëBasel, në krye me Skënder Nikoliqin. Ndërsa për librin, një recension të shkrimtarit Adem Gashi e lexoi doktoresha Xhezide Lumi. Për librin autorin dhe të pranishmit i përshëndeti zonja Shukrije Ramadani, konsulle në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Do theksuar se interesimi për blerjen e librit ishte shumë më i madh se sa kishte arrit Çuni të sjellë nga Kosova.

Në mbyllje të kësaj ceremonie, organizatorët, falënderuan drejtuesin dhe pronarin e qendrës së njohur Bowling Center,” Bösiger” në Langenthal, Naim Maksutin me prejardhje nga Struga që ofroi falas lokalin për këtë organizim. Do theksuar se libri “Bubulinë, ti letër e pashkrueme” është botim i Shtëpisë Botuese “Buzuku”, ndaj edhe për ata që nuk arritën ta marrin dje për shkak të numrit të kufizuar, mund ta gjejnë kur të jnë në Kosovë në libraritë e “Buzukut”,

Me këtë rast Çun Lajçit i dhurova librin tim “Shtegtimet e një gazetari”, siç ndodhë që gjithë krijuesve nga Kosova kur të jenë në Zvicër.