Presidenti Begaj gjatë vizitës në Frasnitë vlerësoi lartë punën kolosale të At Antonio Belluscit

 

Presidentii Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, gjatë vizitës disaditëshe në Kalabri, dje ( e premte me date 27 qershor)  vizitoi Bibliotekën dhe Qendrën Albanologjike Themeluar nga At Antonio Bellusci, Frasnite/Frascineto/ Calabri/Kalabri.

Gjatë kësaj vzite Presidenti Begaj shprehu keqardhjen qe nuk kishte patur mundësi ta kishte njohur nga afër si dhe nuk kishte qene e mundur te vinte me pare ne këtë vatër te botes arbëreshe, ku At Bellusci me mund e djerse e themeloi dhe ndërtoi këtë Tempull te botes arbëreshe.

Nëpërmjet një filmimi At Bellusci u përkujtua jo vetëm si hulumtues, studiues, por dhe si patriot i flaket, ku rrallë gjenden njerëz te këtij kalibri siç ishte AT BELLUSCI.

Se bashku me zonjën e tij te Parë, Presidenti Begaj u interesua për Bibliotekën, u përqendrua te kërkesa pre futjen e gjuhës arbëreshe ne kurrikulat shkollore, dhe mbi te gjitha, vlerësoi punën kolosale te At Belluscit ne shërbim te botes arbëreshe dhe asaj shqiptare.

Presidenti, pasi u njohe me punen qe behej si kete Qender, i dorëzoi vellait te At Belluscit Avv Tomaso Bellusci medaljen «Shqiponja e Skënderbeut» per kontributin madhështore dhëne nga At Bellusci si dhe nje souvenir «Shtepina e Thethit».

Ne shkembim, Presidenti Bibliotekës Internacionale Tomaso Bellusci, i dhuroi Presidentit te Republikës se Shqiperise, Z. Bajram Begaj dy veprat monumentale, mbi kërkimet e tij ne Helladë, Unike ne zhanrin e tyre, si dhe Fjalorin Arvanitas – Arbëresh.

Presidenti dhe Zonja e pare u shoqëruan nga kryetari i Bashkisë te Frasnitës zoti Angelo Catapano, Kryetari Bashkisë se Shën Mitër Corone zoti, Ernesto Madeo, zonja Caterina Adducci përgjegjësja e Kulturës pranë Bashkisë ne Frasnitë dhe u priten me ngrohtësi nga vëllai i At Bellusci avv z.Tommaso Bellusci, Zonja e tij MariaPia, nga Drejtuesja e Qendrës Albanologjike Ornela Radovicka, aktivistet, dhe mbështetës te botes arbëreshe si; inxhi njeri Tommaso Ferrari, mësuesja dhe studiues e botes arbëreshe Maria Antonietta Rimoli, si dhe shume miq e familjare.

Materiali dhe foto e realizuara nga avv Tomaso Bellusci, President i Bibliotekës A. BELLUSCI.