Informata shëndetësore në shqip
http://www.migesplus.ch/gww-al-pdf
PARATHËNIE
Ku të drejtohem nëse sëmurem ose pësoj një fatkeqësi? Një trajtim mjekësor në Zvicër është falas apo më duhet të paguaj për të? Si të sillem në një rast emergjent? Për cilat sigurime kam nevojë? Si të mbrohem nga sëmundjet? Ku t’i gjej informacionet shëndetësore në gjuhën time amtare?
Udhërrëfyesi shëndetësor ju përgjigjet në këtë dhe në shumë pyetje të tjera. Ai është zhvilluar nga Kryqi i Kuq Zviceran me porosi të Entit federal për shëndetësi dhe dëshiron që migranteve dhe migrantëve me banim në Zvicër t‘ua lehtësojë qasjen në shërbimet shëndetësore, në sigurimet nga sëmundjet dhe fatkeqësitë si dhe në ofertat për nxitje shëndetësore dhe prevencion.
Shëndetësia zvicerane është komplekse dhe shpesh edhe për vendësit vështirë e kuptueshme. Ardhacakët, që kanë tashmë përvojë me sistemet tjera shëndetësore, në të shumtën e rasteve nuk orientohen menjëherë në të. Udhërrëfyesi shëndetësor i sqaron shkurtimisht gjërat më të rëndësishme dhe përmban shumë nga adresat e dobishme. Ai është sprovuar që prej shumë kohësh, ndërsa tani po ju ofrohet në botimin e tij të katërt të përpunuar. Është një dëshirë e jona që të gjithë banorët e Zvicrës – pavarësisht nga origjina ose nga statusi i tyre i qëndrimit, të dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre dhe se ku mund të drejtohen në rast problemesh shëndetësore.
Ju dëshiroj një lekturë tërheqëse dhe një shëndet të mirë.
Pascal Strupler
Drejtor i Entit federal për shëndetësi




















