Diplomë nderi nga ministri i jashtëm shqiptar për Driton M. Kajtazin

Këtë mirënjohje drejtorit të ISEAL-it , Driton Kajtazit nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një ceremoni rasti në Ambasadën shqiptare në Bernë e dorëzoi ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në mbrëmjen e sotme, më 11 maj 2018, Ambasada shqiptare në Bernë, organizoi në ambientet e saj në Bernë një ceremoni për dorëzimin e Diplomës së Nderit për Personalitetet Frankofone për vitin 2018,  dhënë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, për z. Driton Kajtazi, drejtor ISAL-it.

Me këtë rast, ambasadori i Republikës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, i bëri një vlerësim meritor jetës dhe veprës së personalitetit të Driton Kajtazit, për kontributin e dhënë qoftë si kryetar të një instituti shqiptaro- zviceran, por edhe si krijuese i disa botimeve në fushën e letërsie, por edhe ligjërues në një kolegj zviceran.

Me rastin e ndarjes së kësaj diplome, thuaja se në një ambient familjar, ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës, zonj. Nazane Breca, e cila po ashtu uroj Driton Kajtazin për këtë mirënjohje.

Ndërkaq, Driton Kajtazi falënderoj Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, për kujdesin e treguar, si dhe ambasadorin e Shqipërisë në Bernë, z. Ilir Gjoni për vlerësimin që i bëri, duke e pritur këtë mirënjohje si një befasi, por edhe kënaqësi se në ndarjen e saj ishin të pranishëm dy ambasadorë shqiptarë, që vetëm para dy dekadash as që merrej me mend.