Tahir Z. Berisha, një veteran i rrallë që i pavdekësoi emrat mësuesve shqiptarë

Në përmbyllje të fejtonit njëmujor, kushtuar mësuesve që nga vitet 1941- erdhën nga Shqipëria për të shërbyer në mbarë hapësirën etnike shqiptare, po jap ca fragmente nga një intervistë me, Tahir Z. Berishën ( 1928- 2013) i cili në vitin 1994 botoi vëllimin e parë të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët Veteranë 1941 – 1951”, ku u përfshihen mbi një mijë biografi e portrete të pishtarëve të parë të arsimit që i hapën shkollat e para në trojet shqiptare jashtë kufijve administrativ të shtetit amë.- Me këtë rast po publikojmë regjistrat e qindra mësuesve që mbuluan hapësirën shqiptare.

 Nga Rexhep Rifati  

Me të përmbylluar të fejtonit tim një mujor kushtar pishtarëve të arsimit që nga periudha e Ernes Koliqit e këndej në gjithë hapësirat e Shqipërisë etnike, mu kujtua mos përfshirja e punën kolosale të një veterani arsimor ndaj mësuesve shqiptar. Fjala është për Tahir Z. Berishën (1928- 2013) i cili, qysh në vitin 1994 botoi vëllimin e parë të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët Veteranë 1941 – 1951”, ku pat përfshi mbi një mijë biografi e portrete të pishtarëve të parë të arsimit që i hapën shkollat e para në trojet e etnike, për të vazhduar më vonë edhe me vëllimet tjera, pafshi edhe mësuesit shqiptarë në mërgatë.

Por kësaj radhe po ndalem kryesisht te vëllimi parë, përmes një interviste që pata zhvilluar me Tahirin, derisa ai jetonte dhe vepronte aktivisht si i migruar në Londër pas Luftës së fundit në Kosovë. Ja edhe ca fragmente nga ajo intervistë, botuar te “Bota sot”, më 17 Dhjetor 2005:

Si filloi publikimi i monografive: “Emra që nuk harrohen…” ?

“Me shpenzime të mia dhe me ndihmën e disa dashamirëve në vitin 1994 arrita ta botoj vëllimin e parë të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët Veteranë 1941 – 1951″, ku u përfshinë mbi një mijë biografi e portrete të këtyre pishtarëve të parë të arsimit që i hapën shkollat e para në trojet shqiptare jashtë kufijve administrativ të shtetit amë. Dy vjet më vonë, më 1996, e pa dritën e botimit edhe vëllimi i dytë, ku gjithashtu u përfshinë mbi një mijë biografi të veteranëve të arsimit të kësaj periudhe. Lufta e fundit në Kosovë ma ndërpreu punën në hartimin e vëllimit të tretë të kësaj monografie, të cilën e përfundova në Londër si refugjat. Edhe në këtë vëllim janë përfshirë disa qindra biografi të arsimtarëve veteranë të kësaj periudhe”.

 Pajazit Nushi: Vepër me vlera të mëdha pedagogjike dhe historiko

Me rastin e promovimit të vëllimit të librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët Veteranë 1941 – 1951”, Prof.dr.Pajazit Nushit, vlerësoi lartë veprimtarin  e këtij veterani, ja edhe një citat nga ai vlerësim:  “Përmbajtja e tre librave të Tahir Z. Berishës me të njëjtin titull “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951) dhe arsimi shqip në Kosovë”, e shtjelluar në rreth dy mijë faqe me të dhëna biografike dhe me cilësimin e veprimtarisë së secilit, është një dokumentacion i shkëlqyer i personelit arsimor të shkollës shqipe në Kosovë, e gjenezës së saj dhe aq më tepër i sakrificës së pashoqe të këtyre burrave kaq të vyeshëm dhe patriotë. Të gjithë këta mësues së bashku, me veprimtarinë e tyre të palodhshme i kanë vënë themele të forta shkollës shqipe në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë.. Ndërmjet tyre, vend të spikatur kishin mësuesit e ardhur nga Shqipëria, nga të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat e Shqipërisë, prej Kurveleshit e Devollit, deri në Bajram Curr e Tropojë, prej Sarandës e bregdetit të saj, deri në viset malore të Pukës e të Malësisë së Madhe, prej qyteteve dhe vendeve urbane, deri te skutat më të largëta të vendeve rurale të Shqipërisë së Mesme… Zotëri Tahir Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë një punë kolosale që ka dhe do të ketë vlera të rëndësishme pedagogjike, historike etj. Në përmbajtjen e veprave të tij, përçohet ideja bazë e autorit: të ndriçojë rrugën dhe faktorët e zhvillimit të shkollës shqipe, ku vendin më të rëndësishëm i ka dhënë personelit arsimor.”

Emrat e qindra pishtarëve që i hapën shkollat e para në trojet e etnike

Përmes biografit dhe bashkëpunëtorit të Tahir- Z. Berishës, Hamza Halabakut, sigurova edhe telefoninë tëbirit të Tahirit, Gazmend Berishës, i cili edhe ka krijuar një arkiv me vlerë për punën e madhe të babait të tij, i cili kishte fotokopjuar emrat e atyre mësuesve që nga Shqipëria u shpërndan në gjitha hapësirat etnike shqiptare. Nga emrat e botuar janë qindra mësues që nga periudha gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botërore kur qindra mësues shërbyen në gjitha regjionet shqiptare, shumë nga ta duke u përballë me një lloj terrori të ushtruar ndaj tre nga UDB-a jugosllave.

Ndaj edhe me këtë rast përherë të parë i bëjmë publik emrat këtyre mësuesve që bënë historinë.
Po kush ishte Tahir Z. Berisha, me pak rreshta?!

Tahir Z. Berisha, padyshim ishte një misionari pandalshëm i prirë nga idealet kombëtare dhe një ndër personalitetet më të shquara shqiptare që për më se gjysmë shekulli u përkujdes për përjetësimin e rolit të arsimtarit në shoqërinë shqiptare, duke nxjerr në dritë tri vëllime të mëdha librash kushtuar pishtarëve të arsimit në trojet etnike, ndërsa që vëllimit IV i librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”, e botoi me bashkautor Hamza Halabakun dhe Çerkin Bytyçin.

Tahir Z. Berisha i lindur në Vërban të Vitisë më 1928, në një familje me tradita atdhetare, pas maturës së  mësuesisë në Pejë, kryen  Shkollën e Lartë Pedagogjike (Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) dhe Fakultetin Filozofik në Shkup, për të shërbyer në shumë institucione arsimore të Kosovës. Tahiri që nga viti 1999 jetoi dhe veproi aktivisht në Londër, derisa ndërroi jetë më 12 Dhjetor 2013.  (

Me këtë rast falënderoi Gazmend Berishën për disa nga materialet e dërguara  për këtë shkrim , që po e ilustroi me një foto me Tahirin, të shkrepur në Prishtinë dhe një me tëmadhen Vaçe Zela në Zvicër, të cilës ia dhurova librin, “Emra që nuk harrohen”, kushtuar mësuesve tanë ë në mërgatë, pasiqë Va4ja ishte adhuruese e madhe e librit dhe luleve)