Shqipërinë u përfaqësua nga këngëtarja shkodrane, Ingrid Havalja, ndërsa komunitetin shqiptar në Zvicër nga grupi i fëmijëve të Ansamblit “Vatra” nga Bylahu, ndërsa që shqiptarët ishin edhe pjesë e organizimit e sponsorimit
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Mbrëmë në sallën reprezentative Kongresshaus të Cyrihut u mbajte një festival madhështor i karakterit botëror me synim që ti bashkoi popujt, gjuhët dhe kulturat e ndryshme. Edhe njëherë, me këtë rast u dëshmua se Zvicra është një shtet tolerance, afrie e bashkimi të ideve dhe të kulturave, jo vetëm të pjesëtarëve të qindra komuniteteve që jetojnë në këtë vend shumetnik, por edhe të disa shteteve pjesëmarrëse nga disa kontinente në te.
Kështu mbrëmë, në praninë e rreth dy mijë spektatorëve e pjesëmarrësve, në skenë defiluan përfaqësuesit e 15 shteteve, këngëtarë e valltar, duke i dhënë ambientit një kolorit dhe spektakël të paparë. Në mesin e këtyre shteteve ishte edhe Shqipëria, e përfaqësuar me këngëtaren e re, studenten e akademisë së Arteve nga Shkodra, Ingrud Havalja. Ajo me këngën :” Këndo bilbil o fushave o …”, jo vetëm që fitoi simpatinë e një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish shqiptarë, por edhe të shumicës në sallë, që i duartrokitën gjatë.
Shqiptarët në këtë festival ishin të prezantuar edhe me një program fallesh nga grupi i fëmijëve të Ansamblit “Vatra” të Bylahut si dhe me një stende të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Zvicër, ndërsa që në krye të projektit të këtij festivali shumetnik ishte avokati i ri shqiptar, Bujar Demilli. Po ashtu një shqiptar, pronar i Grossriet Garage GMB Nänikon-Grifensee, ishte sponsor kryesor i këtij festivali. E ftuar speciale nga organizatori ishte edhe zonja Shukrije Ramadani, drejtuese e Qendrës së Kulturës në Zvicër, me seli në Cyrih.
Ndaj edhe me këtë rast në këtë ditë vikendi, po u ofroj imazhe nga ky festival shumë mbresëlënës shumetnik në shtetin helvetik.








































