Në kuadër të 10- vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Kosovës në bashkëpunim me Fondin “Ibrahim Kodra Swiss Fondation”, në lokalet e ambasadës në Bernë, hapi ekspozitën me titull: “ Bukuritë Natyrore të Kosovës”, ku përmes fotove, autorë nga Kosova e Zvicra, kanë fiksuar imazhe të ndryshme në ambientet kosovare
Teksti e fotot Rexhep Rifati
Në hapje të ekspozitës, më 8 Shkurt 2018, me një përshëndetje të pranishmëve iu drejtua zonja Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës, e cila rëndësinë e kësaj ekspozitave e ndërlidhi me faktin se autorë nga Kosova dhe Zvicra, kanë bërë që në shtetin mik helvetik të na sjellin një copë bukurie nga Kosova, por edhe një bashkëpunim të ndërsjellët të profesionistëve dhe adhuruesve të fotografisë nga radhët e dy popujve dhe dy vendeve.
Ambasadorja e Kosovës me këtë rast falënderoj edhe zonjën Maria Pacolli, jo vetëm nga pozita e drejtoreshës së Fondit “Ibrahim Kodra Swiss Fondation”, me seli në Lugano, por edhe nga pozita e një autore të pasionuar pas fotografisë, duke sjellë edhe disa nga fotot që ka realizuar vet gjatë qëndrimit në Kosovë. Kjo nuk është ekspozita e parë që sponsoren dhe organizon në Zvicër Fondi “Ibrahim Kodra Swiss Fondation”, që drejtohet nga zonja Marie Pacolli, pasi ajo më parë edhe në Kosovë e edhe në Lugano ka sjellë edhe artistë e edhe veprat e tyre nga Kosova, ngjashëm si edhe me me këtë rast. Për çka u shpreh edhe gjatë mbrëmjes së hapjes së kësaj ekspozitë duke thënë se trashëgimia e fondit të Maestros Ibrahim Kodra ka për qëllim të nxjerr në pah dhe të përkrah artistë fushash të ndryshme e sidomos të artit pamor, që afirmojnë vlera dhe kultivojnë mirëqene në fushën e artit e kulturës. Gjithashtu në këtë mbrëmje përshëndeti edhe ambasadori i Maqedonisë në Bernë., Rafet Hajdari.
Përndryshe sa i për ketë fotove të përzgjedhura për këtë ekspozitë, ato përbehen nga pejsazhet e natyrës së bukur të Kosovës, por të trashëgimisë kulturore-historike. Për realizimin e kësaj ekspozita kanë bashkëpunua edhe Muzeu i Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Prishtinë. Ndërsa autorët e fotografive të ekspozuara janë nga Zvicra dhe Kosova, gjithsej 16 autorë: Aleksandra Hiltman, Arben Islami, Erza Rudi, Jeta Abazi- Gashi, Marieka Lebet-Booij, Shkëlzen Rexha, Yllka Fetahaj, Maria Pacolli, Armend NImani, Bleron Caka, Dea Lajçi, Sehida Miftari, Layla Barake dhe Arben LLapashtica
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 23 Shkurt 2017 në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Bernë, në adresën : Zahringerstrasse 25- 3012 Bern.