Romario është ish ylli i futbollit, i cili ndihmoi që Kampionati Botëror të zhvillohet në atdheun e tij Brazil. Si politikan i majtë, ai sot është kritikuesi më i ashpër i tij.
Ish- futbollisti botëror Romario nuk mund të fshehë zhgënjimin e tij: „Ne do të mund të bënim një botëror ndër më të mirët e të gjitha kohërave“. Mirëpo pastaj erdhën armiqtë e futbollit dhe shkatërruan gjithçka, deklaroi ai karshi televizionit sportiv ESPN Brazil. Armiqtë e futbollit, këta për ish yllin sulmues Romario janë njerëzit si kryetari i Fifa-s Sepp Blatter („një hajn i korruptuar“), apo sekretari gjeneral i Fifa-s, Jérôme Valcke („një shantazhist“). Ata, shoqata botërore e futbollit dhe sponsorët e saj, janë të interesuar vetëm për të përfituar para. Ata nuk qajnë kokën , çka lënë pas në Brazil.: „Ky botëror futbolli është plaçkitja më e madhe në historinë tonë“. Fifa heshtë në lidhje me këto akuza. Fjalët e Roamrios kanë peshë në Brazil. Ai është një hero futbolli, yll i ekipit të botërorit 1994. Me pesë gola të shënuara atëherë në SHBA fitoi për Seleçao titullin dhe hyri kështu në zemrat e tifozëve. Njeriut të gjatë vetëm 1,69 metra i brohoritnin „O Baixinho“ („i shkurtër“). Sot „O Baixinho“ merret me politik. Ai është anëtar i Kongresit nga radhët e socialistëve, të cilët me një ministër marrin pjesë në qeverinë e majtë të Dilma Rousseff-it. Romario thekson: „Unë kam ngjyrë të mbyllur lëkure dhe vij nga Favales. E di, çka domethënë, me qenë i varfër.“. Andaj ai është socialist.
18 MILIARDA PËR BOTËRORIN
Romario është rritur në pjesën e varfër të Jacarezinho në Rio. Aty në çdo kilometër katror jetojnë 60‘000 njerëz. Politikani Romario përshkruan kushtet jetësore kështu: „Ne kemi spitale pa shtretër, në të cilat njerëzit flenë nëpër tokë. Ne kemi shkolla, në të cilat fëmijët nuk marrin shujta.“ Pra investimet janë urgjentisht të nevojshme. Mirëpo, në vend se në Favelas, paratë shkojnë në lagjet e brendshme të qyteteve. Nga kjo përfitojnë luajt e ndërtimit, politikanët e blerë, funksionarët sportiv dhe sponsorët. Prandaj Roamrio flet nga shpirti i shumë njerëzve, kur thotë: „Do të ishte më mirë sikur paratë e futbollit botëror ti investonim në arsimim dhe shëndetësi“. Kupa e futbollit botëror në Brazil vlerësohet se mund të shkoj në 18 miliarda Franga.
„SUKSESI IM MË I MADH“
Përpara Romario ishte një ithtar i zjarrtë i botërorit. Më 2007 ai ndihmoi që për turnir të caktohej Amazona. Sot kjo vetëm sa e bënë të zemëruar: „Sikur të gjithë të tjerët edhe unë u mashtrova“. Kritika është befasuese. Pasi Romario do të mund të zgjidhte mënyrën më të lehtë: të merrte çfarëdo posti në botërorin. Ashtu sikur ylli i futbollit Pele. Ai tani është ambasador i botërorit. Romario do të kishte mundësi të pushonte në shumë miliona dollarë të karrierës së tij të futbollit profesional, e cila atë do ta qonte atë përmes PVS Eindhoven deri tek Barcelona.
Mirëpo ndërruesi i karrierës punën e tij prej politikani e merr seriozisht. Për vetëm 6 muaj ai në kryeqytetin Brazilia ka arritur të përvijojë një ligj, i cili njerëzve me aftësi të kufizuara u mundëson marrjen e pensionit të invaliditetit. Ky është një sukses i madh, thotë ai: „Shënimi i një goli nuk krahasohet me ketë të arritur. Me ketë unë me të vërtet kam arritur diçka.“
Edhe për shkak të vajzës së tij Ivy, Romario lufton për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Ivy është fëmija i gjashtë i Roamrios i lindur –me Sindromin Down – në vitin 2005. Për shejtanin e atëhershëm kjo ishte e paparamenduar: „Unë pyetja veten se çfarë gabimi kam bërë. Përse më ndodh bash mua?“. Super ylli grindej me fatin e tij.
Po pastaj, një muaj më vonë, kishte një prezantim lamtumirës për kombëtaren braziliane (kundër Guatemales) . Ai bëri atë që ishte më së miri dhe shënoi 2:0. Me rastin e ngazëllimit shënues të golit të dytë ai shpalosi fanellën e tij. Në te me germa të mëdha qëndronte: „Vajza ime është një princesh.“ Ivy ka ndryshuar ish yllin e futbollit. Romaio i sotshëm thotë për Romairion e mëhershëm: „Unë isha një Egomaniac“.
LEHTËSIA E GJENISË
Në kohën e karrierës së tij profesionale Romario konsiderohej si dembel. Trajnimi për te ishte „hedhje kalorish“. Më me dëshirë ai festonte tërë natën dhe nga partitë shkonte në fushë. „Nëse nuk dal natën, nuk shënoj gola“, mbrohej ai e gojën plot. Për shkak të ndryshimit të jetës së tij të tepruar, ai ngatërrohej me të gjithë trajnerët e tij. Në botërorin 1998 dhe 2002 atë nuk e morën me veti. Edhe në fushë futbolli „i shkurtri“ ishte gjithmonë problematik. Në vend se të shënonte gola, godiste dhe si rastësisht dërgonte topin jashtë goli. Ai shënonte gola, sikur të ishte në shëtitje të dielave. Më me dëshirë ai koketon me lehtësinë e gjenialitetit të tij: „unë jam sulmues i mesit. E vetmja gjë, që unë kam për të bërë, është, të gjuaj dhe të shënojë gola. Diç më të thjeshtë nuk ka.“
„LLAPA IME E MADHE“ Tërë kjo na ishte njëherë. Apo edhe jo? Edhe më tej plejboji „Baixihno“ i donë partitë dhe luksin. Ferrarin e tij të kuq. Pushimoren e tij direkt në plazhin e Rios. Vilën e tij në Brasilia. Dhe edhe më tej ai luan mendsh. Çka kanë të përbashkët Romario sulmuesi dhe Romario politikani i majtë? „Në të dy jemi llafazanë“.
Osman Osmani, Bernë, 18.06.2014
(Marrë dhe përshtatur nga Marco Geissbühler, Nr. 10 work, 6.06.2014)


















