Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga ne të atdhetarit dhe veprimtarit Taip Zeka

taipzekaMe rastin e një vjetorit të vdekjes të mikut tim të çmuar, Taip Zeka, të gjithë ne bashkë me familjarët e tij, bashkëveprimtarët dhe shokët tjerë si dhe shqiptarët në përgjegjësi që kanë pasur rastin ta njohin apo të mësojnë për te, do ta kujtojnë bacën Taip si një njeri i cili tërë jetën e tij ia kushtoj çështjes kombëtare duke mos pushuar deri në frymën e fundit. Unë kam pas fatin që bacën Taip ta njoh në burgun e Pozharevcit dhe kur nuk do të më shuhet përjetë kujtimi ndaj tij. I qoftë I lehtë dheu i Kosovës!

 Për miqtë e mi në FB po e sjelli një përjetim të përbashkët me bacën TAIP, e cili ndodhi dikujt mund ti duket edhe tragjikomike, por e cila ngjatje neve na ka mbajtur me humor të mirë për një kohe te gjate.

Në burgun e Pozharevcit na kishin ngujuar në pavijonin e 7. Pas vizitës gardiani na thirri mua dhe bacën Taip për t’i marr paketat e dërguar nga familjet tona .Në paketën e bacës Taip familjarët i kishin dërguar një shishe plastike të mbushur me ajvar… Pasi që paketa kishte ndenjur ne diell një kohë gjatë shishja ishte fry së tepërmi nga shkaku i thatinës së ajvarit. Gardiani i befasuar dhe irrituar e pyeti bacën Taip së çka ishte ajo masë që gjendej në shishe.. Baca Taip edhe pse e dinte fare mirë çka kishte në te, gardianit iu përgjigj vetëm me një rrudhje krahësh. Ne momentin kur Gardiani hapë shishen, ajo për shkak te presionet shpërtheu fuqishëm dhe pjesa e madhe e ajvarit u zbraz në fytyrën e Gardiani dhe në gjësendet që e zyrës së tij. Unë dhe baca Taip nuk mundëm të përmbaheshim më tej dhe na plasi e qeshura. Gardiani i hutuar dhe i mllefosur pa një pa dy na përzuri nga zyra e tij.

 

Skender Ibishi, ish i dënuar politik nga gjyqi ushtarak jugosllav