Sot janë bërë 38 vjet që nga rënia e dëshmorëve Tahir dhe Nebih Meha. Ata ishin nga Prekazi, ndërsa ranë heroikisht gjatë përleshjes së armatosur me forcat paramilitare serbe. Familja Meha njihej në Prekaz si familje rezistuese dhe aktive në politikën kundër sistemit të regjimit serb, familje trimash që nuk i trembej syri nga armiku, kur bëhej fjalë vendi dhe toka jonë. Mediat jugosllave patën raportuar se në përleshjen që Tahir Meha pati me forcat kriminele serbe, ditën kur edhe ndërroi jetë, kishte vrarë 9 kriminelë serb dhe kishte plagosur 2. Nofka e tij e luftës ishte “Burri I Dheut”, ndërsa gjithashtu thuhet të ketë luftuar për 20 orë rresht, pa u dorëzuar as edhe një herë të vetme.
Kjo familje gjithashtu ishtë e njohur edhe për kullën e Mehajve.
Për nder të dëshmorëve Meha, dhe 20-vjetorit të rënies së Malush Ahmetit dhe 32 dëshmorëve, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të mbahet akademi përkujtimore.




















