2532 persona kanë vdekur në aksidente komunikacioni që nga paslufta

2 mijë e 532 persona kanë humbur jetën që nga paslufta, si pasojë e aksidenteve në trafik. Ky numër është konsideruar si alarmant dhe ndërkohë është vlerësuar si një lufte që qytetarët kanë pasur me trafikun rrugor, ku si pasojë e aksidenteve të shumta kanë humbur jetën. Mesatarja e cdo viti është rreth 122 persona që përfundojnë në aksidente me fatalitet. Kjo në masë të madhe dhe mjaft shpeshë ndodhë për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së vozitjes. Thyerja e rregullave të trafikut, është e kobshme për shumë qytetarë, ku një pjesë e tyre përfundojnë me lëndime të rënda trupore e një pjesë tjetër me fatalitet.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga organet e Policisë së Kosovës, të cilët sot po shënojnë ditën botërore në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor, ndërsa kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të shenjave të komunikacionit.