8 Shoqata Studentore Shqiptare takohen në Vjenë

Shoqatat studentore shqiptare janë aktive duke ngritur zërin dhe duke u ballafaquar me pengesat që hasin studentët shqiptar gjatë përiudhes së studimeve.

Nën petkun e hijshëm të legjendës se 8 thuprave të pathyeshme edhe 8 shoqatat shqiptare studentore takohen në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

65 Student nga 8 shoqata studentore shqiptare në 4 shtete të ndryshme të Evropës, takohen për t’i vënë në pah idetë dhe strukturën e zhvillimit arsimorë që duhët të lehtësojë punën e studentëve në ato shtete dhe më gjerë.

Këto shoqata studentore në diasporë bashkëveprojnë me qëllime ndërrjetizuese dhe informuese, duke përdorur kështu ndërlidhjet dhe mjetet teknologjike të sotshme.

Sipas legjendës Gjergj Kastrioti, Skënderbeu si porosi të fundit thuhet të këtë thëne që thuprat një nga një thyhen edhe nga një fëmijë, por së bashku si then dot edhe dikush me fuqi të madhe. Një legjendë, me analogji tepër të thjeshtë ndoshta, e mistifikuar në nivele të ndryshme dhe natyrisht e papërshtatshme në argumente shkencore. Të njejtat mund të thuhen edhe për krijimin e heronjëve në përgjithësi. Por edhe këta legjenda lindën nga nevoja për një ide. Thjeshtëzimi i të cilës nuk mohon konceptin e saj.

Pra, qoftë legjendë e mistifikuar apo nostalgji e fabrikuar nga rilindasit tanë, helmeta dhe shpata e Skënderbeut janë artefakte të rëndësishme për ideologjinë e të qenurit shqiptar. Dhe rreth tyre u mblodhëm në Vjenë: 65 Student nga 8 shoqata studentore shqiptare në 4 shtete të ndryshme të Evropës.

Në bashkëpunim Studentët Shqiptar nga shoqatat Studentore:
Shoqata Studentore Shqiptare «Studenti» Zürich
Association des Étudiants Albanais de Lausanne (AEAUL)
Albanian Student Organisation “Vlera” Belgium
Albanian Student Association Fribourg (ASAF)
Association des Étudiants Albanais de Genève (ASSOEAG)
Shoqënia e Studentëve Shqiptar Wien
Albanian Youth Organization Mannheim/Heidelberg (AYO)
Vereinigung albanischer Studenten Universitas Dispargum Assindia (VaS NRW)

Në një dyzim të çuditshëm, por aspak të papritur. Guideja duke u munduar të na shpjegoj që pjesa e lartë e shpatës ishte shtuar më vonë në itali. Tregoj që punimi qenka bërë në mënyrë evropiane për të imituar atë osmane. Vetëm për tu korrigjuar, që natyrisht edhe Shqipëria ishte Evropë, nga që Skënderbeu kishte luftuar saktësisht kundër perandorisë osmane, por «you know what I mean».
Prap, na mbeti Shqipëria aty diku, tepër afër për të qenë e huaj, por edhe tepër larg për të quatur vetën të njejtë me Evropën.
Disi duke na legjitimuar kështu përshtypjen që kemi. Të jesh shqiptar është një përgjigjësi, të jesh student shqiptar është përgjegjësi e dyfishte. Duke pasur këtë në mendje pse mos i japim zë perspektivës sonë, e cila mund të ketë potencial për ide të vlefshme në gjithësi, universale ti quajmë. Prointegra.ch.