21 vjetori i Epopesë së Vërrinit

Gjatë ditës së diele u bënë homazhe në Landovicë të Prizrenit, me rastin e 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit. Tek varrezat e dëshmorëve qëndruan familjarët , të cilët si zakonisht presin të gjithë ata që shkojnë për nderime. Ndërsa shumë qytetarë, bashkëfamiljarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve, kishin shkuar për nderime tek memoriali I dëshmorëve.

Shumica e familjarëve prisnin e përcillnin me lot në sy dhe me dhimbjen e shtuar, që për gjithë këto 20 vite nuk u bë asgjë për ta. Në homazhe morri pjesë edhe kryetari i Prizrenit Mytahes Haskuka , deputeti Zafir Berisha i cili ishte edhe komandant i batalionit, gjithashtu edhe sekretari i OVL-UCK Isa Berisha. Gjithashtu homazhe pranë memorialit të dëshmorëve bëri edhe kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti.

Ndryshe në betejnë e Vërrinit e cila u zhvillua nga 1-5 shtator të vitit 1998, ranë 27 dëshmorë dhe 42 martirë.