Ylfete Fanaj, shqiptarja e parë presidente e një parlamenti kantonal në Zvicër

Zgjedhja e kësaj të reje, me origjinë nga Prizreni në pozitën e Presidentes së Parlamentit Kantonal të Lucernit, meqë rast 120 deputetëve Ylfeti iu drejtua me një “Faleminderit shumë” në gjuhën shqipe, paraqet arritje edhe për vet komunitetin tonë të madh në shtetin helvetik, që e mirëpriti këtë emërim.

 Nga Rexhep Rifati

Nga viti në vit shqiptarët, që dikur erdhën e strajcën e kurbetçiut, sot pas 4-5 dekadash, nga ai rrugëtim i vështirë, fëmijët e tyre janë bërë jo vetëm pjesë integrale e shoqërisë zvicerane por edhe faktor politik e ekonomik, në shumë fusha të jetës së këtij vendi.

Shembulli më i mirë i këtyre arritjeve në të gjitha fushat, është ajo që ndodhi sot në Kantonin e Lucernit, një nga kantonet më atraktive e turistike në shtetin helvetik : zgjedhja në krye të parlamentit e një shqiptare me prejardhje nga Prizreni e cila shumë shpejtë prosperoi në saje të aftësive të saj në politik, përmes partisë së këtushme Social-  Demokrate, sa sot të zgjidhet edhe kryetare e Këshillit Kantonal të Lucernit.

Me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post të lartë, Elfete Fanaj deklaroi se: “ Është nderë për mua të jem në gjendje të marr përsipër këtë detyrë me shumë përgjegjësi. Ndaj edhe jam e lumtur që përfaqësoj anën urbane dhe kozmopolite të kantonit tonë”.

Ceremonia me rastin e zgjedhjes së saj në postin më të lartë kantonal, sot nga ora 11:20 u transmetua edhe përmes www.lu.ch., ndërsa pasnesër do të shënohet edhe me një koncert online nga grupi «String String» nga Prishtina e që do të transmetohet në Facebook Live.

Do theksuar faktin se krahas pjesëmarrjes së saj aktive në jetën zhvillimore e politike të këtij kantoni, Ylfete Fana ka qenë mjaft aktive edhe brenda komunitetit shqiptarë, sidomos me ato shoqata që kanë për qëllim projekte zhvillimore si brenda Zvicrës edhe aso për të ndihmuar trojet etnike shqiptare. Sot, për të gjithë shqiptarët, është një ditë e madhe! Një ditë që do mbetet e shënuar në historinë e zhvillimit tonë në Zvicër.
Sot, mikja ime dhe e të gjithë shqiptarëve, më bëri edhe njëherë të ndjehem krenar me të arriturat e saj, dhe tē shqiptarëve në Zvicër!
Me këtë rast ja edhe urimi i doktorit të dyfisht të shkencave mjekësore, Alban Y. Neziri: “ Nga sot, Parlamenti Kantonal i Lucernit do udhëhiqet nga Ylfetja! Jemi krenar me pozitên shoqërore që kanë arritur shqiptarët në Zvicër, duke ju falënderuar sukseseve të njëpasnjëshme të personaliteteve të politikës,, shkencës, ekonomisë, mjekësisë etj.
Falëmnderit Ylfete!”

Ndaj edhe me këtë rast po jap kryesisht disa foto që kam shkrep nga pjesëmarrja e Ylfete Fanës në shoqatën e bizneseve shqiptare.