20 vjetori i Masakrës së Dubravës

Sot bëhen 20 vjet qysh kur nnë burgun e Dubravës u krye njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve, nga regjimi serb dhe ushtria kriminele serbe.

Brenda burgut u vranë 150 të burgosur dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë, ndërsa zgjati nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda burgut të Dubravës sot gjendet një pllakë përkujtimore me të gjithë emrat e atyre që u vranë dhe u masakruan 20 vjetë më parë aty, ndërsa pavarësisht faktit që konsiderohet të jetë njëra nga masakrat më të mëdha, akoma askush nuk është dënuar për këtë vepër kriminale.

Ndryshe, pak ditë para se të ndodhte Masakra e Dubravës, u lirua nga burgu veprimtari i shquar i cështjes kombëtare Ukshin Hoti, për të mos u parë më kurrë. Për fatin e tij, akoma as sot nuk dihet asgjë.