Nga 2021-ta kosovarët me zero tarifa për roaming

Kosova, konkretisht nëpërmjet ministrit te zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka dhe zyrtarëve të tjerë, po merr pjesë në Samitin e Dytë Dixhital që po mbahet në Beograd. Në këtë samit është arritë marrëveshje në mes të përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë nënshkruar pajtimin e tyre për heqjen e cmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit. Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe Kosova, ku nënshkrimi u hodh nga ministry Lluka, i cili ndër të tjerash ka thënë se kjo marrëveshje pritet të zbatohet në tërësi gjatë dy viteve të ardhshmë, ku më pas në vitin 2021 do të largohet tërësisht.

Ministri Lluka tha se kjo marrëveshje do të gjejë zbatimin në muajin korrik të këtij vitit, ku do të fillojë reduktimi i tarifave, ku do të vendoset një cmim që nuk do ti ngarkojë shumë qytetarët. Në korrik të 2021 pritet të zbatohen tërësisht tarifat e romingut dhe ato tarifa që I kemi në Kosovë, do të zbatohen kudo në Kosovë.

 

.