Zjarri e ka kapluar katedralen e Notre Dame në Paris

Ngjarja që ka ndodhur sot në Francë, ka tronditur të gjithë botën anë e mbanë, duke i bërë që të solidarizohen dhe me pikëllim të thellë ti përcjellin të dhënat mbi djegien e katedrales së Parisit Notre Dame. Kjo katedrale e cila konsiderohet si symbol I qytetit të dritave, është kapluar sot gjatë ditës nnga zjarri dhe ajo ka filluar të shembet pothuajse e tëra, ndërkohë që zyrtarët francez kanë thënë që edhe për pak kohë nuk do të mbetet pothuajse asgjë prej saj.

Katedralja Notre Dame, një objekt I vjetër 850 vjetë, ka sjellë pikëllim të thellë tëk qytetarë nga vende të ndryshëm të botës dhe besimtarë të shumtë, të cilët me një emocion të vecantë po përcjellin fotot e video e fundit që po plasohen në media sociale.

Zjarrëfikësit janë deklaruar se është e vështirë të futesh brenda katedrales, në përmasat të cilat po I merr zjarri, ku mesa duket mundësia për ti shpëtuar veprat e artit që gjenden brenda saj është e vogël.

Ndërsa është thënë se tashmë kanë filluar hetimet nga organet përkatëse, për të parë se si ka arritur deri tek ndezja e zjarrit.

Ndërsa, përpos reagimeve nga president dhe kryeshtetas të shumë që kanë shprehur shqetësimet e tyre më të thella për nngjarjen, presidenti francez ka anuluar të gjitha aktivitetet e tij dhe po qëndron në Paris pranë katedrale, në shenjë sensibilizimi me të gjithë banorët aty.